• |
ide | kryesore

“Në vend, betejë për jetë a vdekje, për zgjedhje të lira”, Basha-shqiptarëve në vendet e BE: Votoni PPE

Lajme, Të fundit



 

Teksa po zhvillohet dita e dytë e votimit për zgjedhjen e eurodeputetëve të rinj të Parlamentit Europian, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ka drejtuar një thirrje të gjithë bashkëkombasve që jetojnë në vendet anëtare të BE-së. Përmes një lidhjeje të drejtëpërdrejtë nga selia blu, Basha u kërkon shtetasve shqiptarë që t’u drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre në favor të Partive Popullore Europiane, pasi sipas tij kështu do të kontribuojnë në mbajtjen e një Europë të fortë dhe të vendosur për të siguruar integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE, bashkë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në Shqipëri po zhvillohet një betejë për jetë a vdekje për standardet dhe vlerat evropiane të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të lirisë dhe demokracisë, të votës së lirë dhe ndarjes dhe balancimit të pushteteve, të drejtësisë me një standard dhe barazisë para ligjit, të lirisë ekonomikë dhe dinjitetit për gjithë qytetarët shqiptarë. Këto janë vlerat evropiane për të cilat po lufton PD dhe opozita e bashkuar…Kërkesa ime për ju vëllezër e motra është që të ndani pak minuta nga koha juaj, t’i drejtoheni kutive të votimit dhe të zgjidhni PPE, partitë tona simotra, votoni për partitë tona simotra kudo ku ndodheni. Në këtë mënyrë keni votuar për të përmirësuar pozitat tuaja si shtetas apo si rezident në vendet e BE. ”- ka bërë thirrje Basha.

 

 

Sot votimi po zhvillohet në Irlandë dhe në Republikën Çeke, ndërsa nesër do të votohet në Letoni, Maltë dhe Sllovakia. Të dielën, votimi do të zhvendoset në Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Itali, Lituani, Luksemburg, Poloni, Portugali, Rumani, Slloveni, Spanjë dhe Suedi.

PE është i përbërë nga 751 europarlamentarë. Numrin më të madh të eurodeputetëve e ka Gjermania me 96 anëtarë, për arsye se treguesit më të lartë demografik.

Sipas prognozave të deritanishme, pritet një fuqizim i forcave populiste të ekstremit të djathtë. Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, njëherësh kryetar i “Lega Nord” dhe Marine Le Pen e të djathtës ekstreme në Francë, synojnë që grupimi i tyre i quajtur “Europa e Kombeve dhe e Lirisë”, të bëhet forca e tretë më e madhe në Bruksel.

Këto janë zgjedhjet e nënta për Parlamentin Europian që prej vitit 1979. Pjesëmarrja e votuesve ka pësuar rënie në rritje.



6 Comments

  1. Mbajeni shpellare,lulu lideri I madh I azise I ben thirrje debatikasve te azise te votojne ppe,edhe merkel ishte Gezuar shume per kete xhest kara gjozi politik

  2. Po kete votojne o “Lulu” pidh-shelliren komuniste Mogherini? PPE eshte bashkimi i lirise. Eshte shpirti i Europes

  3. Ky ka reshkit komplet.

    Premtimet qe bo nga brenda jane si ato te partive komuniste. Politiken e ka me majtas se Rama dhe thote qe jam i djathte.
    CDU?CSU i kemi parti simotra thote zari, e nuk le gjo pa thone per perfaqesuesit qe ato sjellin ne AL.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *