• |
ide | kryesore

Një ditë para protestës, reagon ambasada amerikane në Tiranë

Lajme, Të fundit



Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar për protestën e radhës së opozitës, e cila është lajmëruar të mbahet nesër në orën 19:00. Thirrjet e selisë diplomatike amerikane shkojnë për qytetarët e saj, të cilët i fton të shmangin vendet ku bëhet protesta.

Duke u nisur nga rastet e tjera ku ka pasur akte dhune e reagim me gaz lotsjellës nga policia, qytetarët amerikanë ftohen të jenë të kujdesshëm.

“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 25 maj 2019, duke filluar nga ora 18:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat”,- thuhet në njoftimin e ambasadës.

Nisur nga këto të dhëna, ambasada këshillon të gjithë amerikanët që ndodhen në Shqipëri:

Të shmangin grumbullimet e mëdha dhe fushat ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi si dhe të monitorojnë mediat për zhvillimet më të fundit.



3 Comments

  1. Orë kur e ndërtuan atë ndërtesë pa leje midis shtëpisë 2kate dhe 1 katëshit në të djathtë? I ka zënë dhe këta sëmundja e betonit si Ramën. Sa gjë të shëmtuar kanë bërë!

  2. Flamur,qenke shume mbrapa.Ne ate ndertin shtese,me leje,apo pa leje,le ta thone institucionet,por punojne nje numur i konsiderueshem “specialistesh”,pjesa me e madhe e te cileve,kane qene punonjes te sigurimit te shtetit dhe spiune te kohes se Enverit,qe po” ndihmojne” amerikanet,ne luften kunder komunizmit (!!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *