• |
ide | kryesore

“Panucci? Tani ndihemi të lirë…”: Migjen Basha promovon Edy Reja, por jo për anën taktike…

F1, Sport



Seleksioni i Edy Reja vazhdon përgatitjet nën drejtimin e teknikut të ri, por deri tani e gjitha është fizike, e ushtrime standarte, duke mos u përqendruar dot në situatat taktike, për motivin e qartë se skuadra është e reduktuar në 10 lojtarë. Kjo është edhe arsyeja pse mesfushori i Aris, Migjen Basha, eviton vlerësimin në këtë aspekt, në krahasimin e bërë me ish teknikun Christian Panucci, në konferencën për shtyp: “Sigurisht është më ekspert – thotë Basha -. Nuk e dimë ende për anën taktike. Duket qartë që raporti me lojtarët është më ndryshe. Pastaj për pjesët e tjera të shohim në javët e ardhshëm”.

Natyrisht në kontaktet e para me Reja është kuptuar se shumë gjëra do të jenë ndryshe. Ka qenë pikërisht momenti për Bashën të vendosë piketat mbi atë çfarë e bëri Panuccin të padëshiruar në skuadër dhe të paaftë për të marrë rezultatet e duhura: “Ka qenë ndryshe me Panuçin, tani ndihemi më të lirë – ka treguar mesfushori, që ka vazhduar – Nuk është se po bëj fajtor Panuçin, por ai vendosi rregulla të rrepta. U munduam t’i respektonim. Nuk e di a ishin pozitive apo negative. Me Reja për momentin është ndryshe”.

Në fund edhe një sqarim, më tepër batutë, pas spekulimeve se Partizani ishte i interesuar për mesfushorin e kombëtares: “Bëmë vetëm një foto me çunat e Partizanit. Nuk është asgjë e vërtetë. Kam 1 vit kontratë me Arisin. Klubi nuk më ka thënë që do largohem. Çdo lojtar ka qejf të luajë në Champions, por nuk mundem që unë të jem pjesë e Partizanit kur kam kontratë me Arisin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *