• |
ide | kryesore

Përdhunimi/ Ronaldo tani duhet të paraqitet në gjyq: avokatët e Mayorga gjejnë adresën torineze të CR7

Sport



Cristiano Ronaldo nuk i ka zgjidhur ende problemet me akuzat për përdhunim. Sipas asaj që ka bërë të ditur Mirror, avokatët e Kathryn Mayorga, 35 vjecares amerikane që akuzon CR7 për përdhunim, kanë gjetur më në fund adresën italiane të portugezit. Avokatët e akuzueses kishin nisur “gjuetinë” për CR7 në tetorin e kaluar, kur policia amerikane rihapi hetimin mbi episodin e vitit 2009. Nga ai moment, avokatët e Ronaldo kanë bërë gjithcka ta mbajnë të fshehur rezidencën torineze të tij e vetëm tani akuza ka arritur të zbulojë se ku ndodhet. Në këtë mënyrë sulmuesi i Juventus mund të kërkohet për gjykim.

Sapo kanë mësuar adresën e Ronaldos, avokatët e Mayorga kanë kontaktuar policinë italiane për të depozituar citimin, që do të dërgohet brenda disa javësh me rekomande. Në prill një gjykatës amerikan kishte lejuar 180 ditë për seancën. Nëse ndodh kështu, Ronaldo duhet të prezantohet në gjykatës për tu mbrojtur nga akuzat për përdhunim, deri tani gjithnjë të mohuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *