• |
ide | kryesore

Princ Harry nuk arriti të bënte propozimin e ëndrrave për Meghan Markle

Paparazzi, Slider



Duka dhe dukesha e Sussexit mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Archie javën e kaluar, rreth një vit pas dasmës së tyre.

Pikërisht në këtë monet u zbuluan disa detaje për ciftin mbretërore. Në fakt, Princ Harry nuk arriti të bënte propozimin e ëndrrave për të dashurën e tij, Meghan Markle.

Në dokumentarin “Meghan Markle: Filmat, martesa dhe amësia”, thuhet se ai donte ti propozonte gruas së tij në një vend më ekzotik se Villa Nottingham.

Korrespondentja e pallatit mbretëror Katie Nicholl pretendoi se Duka i Sussex donte të bënte pyetjen e famshme gjatë pushimeve në Botsvana.

“Një nga miqtë e tij më kishte thënë që kishte planifikuar të bënte propozimin në Botsvanë, por për çfarëdo arsye ai nuk e bëri. Kjo ndodhi disa javë më vonë, kur ata ishin në shtëpi, në Nottingham Cottage duke pjekur një pulë”, tha ajo.

Edhe pse Harry nuk arriti të bënte atë që dëshironte, Meghan u kënaq nga propozimi i princit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *