• |
ide | kryesore

Raporti i TCH nga Berlini: Nuk përjashtohet largimi i Ramës

Lajme, Të fundit



Në një deklaratë të përbashkët për Deutsche Welle-n, Johann David Wadephul, zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman dhe njëherazi drejtues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, si dhe Christian Schmidt, CSU, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm dhe ish-ministër Federal, e kanë përsëritur kërkesën e tyre për dialog pa kushte ndaj qeverisë dhe opozitës, por kanë sugjeruar edhe si opsion shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Top Channel pati një lidhje të drejtpërdrejtë pikërisht me korrespondenten e Deutsche Welles në Berlin, Anila Shuka, të cilës dy deputetët i dhanë këtë deklaratë. Ajo tregoi se “eshtë thënë se nuk mund të ketë tabu. Këtu hyn si shtyrja e datës së zgjedhjeve, siç thuhet në deklaratë, por ashtu edhe dorëheqja e kryeministrit Rama, siç dëgjova sot nga qarqet e Unionit kristian-demokrat dhe kristian-social”.

Anila, cili është mesazhi i kësaj deklarate të dytë?

Anila Shuka: Ishte hera e dytë brenda 10 ditësh që të njëjtët deputetë kanë bërë një deklaratë të tillë dhe në deklaratën e parë kanë përsëritur të njëjtën kërkesë që dialogu të bëhet pa kushte. Por kanë shtuar edhe dy detaje, kanë shtuar edhe një detaj që është se çfarë nënkuptohet me këto kushte. Është thënë se nuk mund të ketë tabu. Këtu hyn si shtyrja e datës së zgjedhjeve, siç thuhet në deklaratë, por ashtu edhe dorëheqja e kryeministrit, siç dëgjova sot nga qarqet e Unionit kristian-demokrat dhe kristian-social. Këto as nuk duhen vënë si parakushte për të hyrë në dialog, mes qeverisë dhe opozitës, por as nuk duhen përjashtuar si opsione. Mesazhi që vjen nga 2 deputetët gjermanë është i qartë, se: Ata nuk do të jenë të gatshëm ta pranojnë zgjedhjet lokale siç po zhvillohen tani pa pjesëmarrjen e opozitës, por edhe se nuk do të jenë të gatshëm se pa u zgjidhur kriza e brendshme në Shqipëri të japin një ‘OK’ të tyre për çeljen e negociatave me BE-në.

Anila, ti pate dje edhe një intervistë me ndërmjetësin e njohur gjerman Schwarz Schilling, një njohës i Shqipërisë, dhe që ka ndërmjetësuar edhe në vitin 2010 mes Ramës dhe Berishës. Çfarë sugjeron ai për zgjidhjen e krizës në Shqipëri?

Anila Shuka:Schilling është një shpirt i lirë dhe i thotë gjërat siç i mendon. Ai mendon se ndërmjetësimi do të ketë sukses vetëm nëse të dyja palët kanë dëshirë që të pajtohen. Sipas tij, ai ka përshtypjen se opozita nuk ka dëshirë që të pajtohet, por thjesht po përpiqet që të rrëzojë qeverinë. Ai kritikon Bashën dhe ish-kryeministrin Berisha, me parrullat që përdorin ata. Siç i quan ai, revolucionare. Pa dashur të komentoj, ky perceptim që ka ky njohës i Ballkanit, përkon me perceptimin që kanë shumë përfaqësues të qeverisë gjermane. Ata e shohin qeverinë shqiptare në kontekstin rajonal, e në krahasim me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, ata e vlerësojnë Ramën dhe qeverinë e tij.

A mund ta ndryshonte rezultati i zgjedhjeve evropiane, qëndrimin e Gjermanisë ndaj Shqipërisë sa i përket çeljes së negociatave?

Anila Shuka: Nëse do t’u besojmë anketimeve të deritanishme pritet që mazhoranca gjermane të pësojë humbje të mëdha. Spekulohet se në rast të një humbje shumë të thellë të Socialdemokratëve, mund të dalin nga koalicioni dhe Gjermania të përballet nga zgjedhje të reja të parakohshme, të cilat pritet të zhvillohen në tetor. Ky është skenari më i mundshëm, por kjo nuk do të ketë asnjë efekt në votën e Parlamentit gjerman për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi data është caktuar dhe ajo është në shtator.



12 Comments

  1. Keta jane gallate. Duket mire ne krahasim me disa lidera te tjere ballkanike thone, duke harruar qe +50% e tyre jane kriminele lufte. Me ke e krahasojne? Me Vucic,Dacic,Sheshel? Me thacin? Me dodic? Apo me Gjukanovic qe drejton nje minishtet te krijuar para 13 vjetesh? Vetem me Zaevin mund te krahasohet dhe perballe tij humb thelle.

  2. Deri sa e thoni ju te lapsit, e thote Luli, e thote Monika ai do bjerr patjeter.
    Tallni bythen me njerezit, dhe keshtu mendoni se do vini ne pushtet.

  3. Per mua keto deklaratat e gjermaneve jane nje loje qe behet gjithmone para protestave, per t’i thene bashes qe po afrohemi me qendrimin tend keshtu qe qendroji larg dhunes. E bene edhe tek protesta tjeter. Qofsha i gabuar por fakti i tille eshte. Nuk e di cfare ndodh ne kulisa, por publikisht deklarohen para protestave.

  4. Urraaa ! Urraa!

    Rama ra! Rama ra!

    E sigurte . Tani qe folen gjermanet dhe e anal-izoi Lapsi, Ram ado bjeri se sben.

  5. Ne Angli jep dorheqje kryeministrja, ne Austri gjithashtu kur gjanat nuk shkojne sic duhet.ne Albanistan jo duhet ti kapesh per zhelesh ose nga kostumet mijra ? she.ta tan 1 mut jan.

  6. Rama eshte Superstari i Ballkanit! Ku krahasohet ai me Merkelin? Ku Merkeli trashegimi politike para Rames?!

  7. Si duket operacioni i Shqiperise qenka i lidhur ngushte me ekzistencen e qeverisjes aktuale te gjermanise. Sic edhe me pare, shqiperia eshte ne kushtet e nje eksperimenti te piste inteligjence. Ah gjynaf populli pa keto lidere spiune tanet ne te semes vafshin

  8. Sa qeka gezuar Shkullaku qe nje prift nga Bugjejovica ka thene “poshte perandori”.e ka thene prifti.

  9. Ore leket e beketit kush i paguan?
    Kush eshte me pidh some nga ribythlindja te jape nje pergjugje.
    Ose mbylleni halen o dobica bunkeresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *