• |
ide | kryesore

Sergio Ramos dëshiron largimin nga Real Madrid, CR7 e thërret tek Juventus

Sport



Nga Spanja vjen lajmi i rëndësishëm për merkaton: Sergio Ramos mund të largohet nga Real Madrid në verë. Mbrojtësi i qendrës në këto ditë është duke reflektuar nëse do të vazhdojë karrierën e tij me “Blancos” ose të nisë një aventurë të re në një klub të rëndësishëm europian. Ramos ka refuzuar gjithmonë cdo lloj propozimi, por tani po vlerëson mundësinë për një eksperiencë të re që mund të jetë me interes për karrierën e tij.

Kapiteni Real Madrid ka vendosur të ndryshojë ambjent pas sherrit me presidentin Florentino Perez, pas eleminimit nga Champions League përballë Ajax.

Për lojtarin në të kaluarën janë interesuar edhe Manchester United e Psg, por, në këtë moment për Ramos në krye të listës është pozicionuar Juventus, që ka parakaluar Liverpool. Sipas As, në vecanti, bardhezinjtë janë shtyrë përpara me orientim të Cristiano Ronaldo, që e do në Torino. Problemi i vetëm dhe i jashtëzakonshëm është klauzola e zgjidhjes së kontratës e fiksuar në shumën e 800 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *