• |
ide | kryesore

SHBA presion Turqisë: Do të vendosim sanksione ndaj jush nëse blini sistemin rus të raketave

Planet



Shtetet e Bashkuara u dhanë ultimatum Turqisë: Nëse blen sistemin rus të raketave S- 400, atëherë Uashingtoni do të vendosë sanksione kundër saj.

Ankaraja kërkon të mbrojë hapësirën e vet ajrore me një sistem rus raketash, ndërsa Uashingtoni pretendon që si vend partner i NATO-s, Turqia të blejë sistemin amerikan të mbrojtjes, Patriot.

Lajmin e ultimatumit e përcolli televizioni CNBC. Ankaraja ka dy javë kohë për të hequr dorë nga blerja e raketave ajrore ruse, përndryshe do të përballet me masa te ashpra. Uashingtoni kërcënon po ashtu që t’i refuzojë Turqisë furnizimin e avionëve luftarakë F 35.

Qeveria amerikane ka ushtruar prej muajsh tashme presion mbi qeverinë turke. Presidenti Donald Trump ka kritikuar blerjen e sistemit rus S-400 të mbrojtjes ajrore, ndërsa sekretari i shtetit Mike Pompeo e kishte përmendur hapur mundësinë e sanksioneve. Ankaraja megjithatë nuk ndryshoi qëndrim.

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar njoftoi këtë javë se ushtarët turq ndodhen tashmë në Rusi për të mësuar për përdorimin e S-400. Në qershor ose në korrik sistemi do i dorëzohet Turqisë dhe në vjeshtë do të instalohet. Por nga ana tjetër, sanksionet amerikane mund ta godasin fort Turqinë. Që nga viti i kaluar Turqia ndodhet në krizë serioze ekonomike dhe monetare, ndërsa inflacioni dhe papunësia e kanë rënduar shumë popullsinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *