• |
ide | kryesore

Shifrat e INSTAT: 1 në 2 gra shqiptare dhunohen

Lajme, Të fundit

1 në 2 gra shqiptare ka përjetuar të paktën një lloj dhune në jetë. Drejtoresha e INSTAT Delina Ibrahimaj bëri me dije se edhe pse në krahasim me vitin 2013 ka pasur një përmirësim të situatës, sërish situata mbetet shqetësuese. Problematike mbetet dhuna në familje pasi 47 % e grave kanë pranuar se ndaj tyre është ushtruar një lloj dhune.


Në Shqipëri gjatë 2018, 1 në 2 gra kanë përjetuar të paktën një formë dhune. Këto shifra të frikshme janë publikuar nga Instat ndërsa drejtorja Delina Ibrahimaj bëri me dije se më e ndjeshme është dhuna në familje.



Delina Ibrahimaj: Për dhunën në familje të përjetuar njëherë në jetë, 47% e grave që kanë një partner ose që kanë patur një partner me të cilin kanë bashkëjetuar, kanë qenë subjekt i njerës prej lojës të dhunës gjatë gjithë jetës së tyre. Kjo shifër ka rënë nga viti 2013 në 19 pikë përqindje, por ende mbetet e lartë dhe shqetësuese. Sipas rezultateve të anketës 41.2% e grave kanë qenë subjekt i sjelljeve kontrolluese gjatë gjithë jetës së tyre.

Përfaqësuesi i OKB u shpreh se ky fenomen mbetet shqetësues në të gjithë botën ndërsa bëri apel që të forcohen mekanizmat ligjor kundër dhunës.

Përfaqësuesi i OKB: Bëhet i nevojshëm forcimi i politikave, planeve të veprimit, përfshirë legjislacionin, që mbrojnë gratë dhe vajzat nga të gjitha format e dhunës ndaj grave, përfshirë edhe format e reja ose format e pranuara së fundi të dhunës ndaj grave, të tilla si ngacmimi seksual dhe përndjekja.

Vrojtimi u krye në 12 prefektura në Shqipëri. Kampioni përbëhej prej 3.443 familje ku u intervistuan gra të moshës 18-74 vjeç./ Ora news



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *