• |
ide | kryesore

Si e vlerësoi kritika filmin e ri të Tarantino-s

Paparazzi, Slider



Publiku me fat i festivalit arriti që ta shihte këtë projekt të shumëpritur përpara debutimit në kinema dhe duket se po ja plotësojnë dëshirën regjizorit të njohur, i cili i kërkoi atyre të mos jepnin asnjë detaj të filmit në mënyrë që mos i prishin surprizat për publikun mbarëbotëror.

Sipas “Vanity Fiar”, disa herë filmi rrezikon që të bëhet asgjë më shumë se një koleksion i rrëfimit pa formë, ndërkohë që “Hollywood Reporter” tha që në disa momente, skenat e dhunës nuk i japin asnjë zhvillim ngjarjes dhe duken se janë vënë pa kuptim. Por gjithsesi, këto ishin fjalët kritike, pasi sido që të jetë, të dyja mediat e vlerësuan maksimalisht filmin dhe jo vetëm për cast-in e yjeve. Madje sipas tyre, ky film e bën Hollywood-in që të duket sërish special.

Ndërkohë “Vulture” shprehet ashtu siç thamë dhe ne më lartë: “Duket se Tarantion është argëtuar shumë duke e bërë këtë film dhe sigurisht, edhe njëherë ka trëguar aftësinë e tij, për të formuar universe të reje si askush tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *