• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë në Berat, një i plagosur

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Fermë-Partizani në Berat. Një shtetas 43-vjeçar i identifikuar nga policia me inicialet E.P ka plagosur me armë një 32-vjeçar me inicialet D.B. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në orën 16.45 dhe dyshohet se shkak janë bërë për motive të dobëta.

Menjëherë pas ngjarjes, 32-vjeçari është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Berat ku thuhet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Uniformat blu thonë se po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e përplasjes me armë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *