• |
ide | kryesore

Tensionet Kosovë-Serbi, Haradinaj në takimin me ambasadorët: Njohje reciproke në kufijtë ekzistues

Planet



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësuesit diplomatikë të Francës dhe të Gjermanisë në Prishtinë, përkatësisht Didier Chabert-in dhe Christian Heldt-in. Në një postim të publikuar në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Haradinaj ka bërë me dije se në fokus të bisedimeve të takimit ka qenë “momentumi i ri” i krijuar si rezultat i punimeve të Samitit të Berlinit të mbajtur në fund të prillit mes liderëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

Numri një të ekzekutivit të Kosovës shkruan se me ambasadorët Chabert dhe Heldt bisedoi edhe për Samitin e radhës që do të mbahet në Paris më datë 2 korrik, që e cilëson si një mundësi të mirë për të normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe me Serbinë, që duhet të konkretizohet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Në takim pune me ambasadorin francez, Didier Chabert, dhe ambasadorin gjerman Christian Heldt, shkëmbyem pikëpamje për momentumin e ri politik të krijuar pas takimit të nivelit të lartë të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin. Po ashtu, diskutuam për takimin e radhës në Paris, si mundësi e mirë për të avancuar qasjen konstruktive për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, që duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.”- shkruan Haradinaj në postimin e tij.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *