• |
ide | kryesore

Trump kërkon të “asgjësojë” raportin hetimor për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e 2016-s

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka urdhëruar agjencitë amerikane të inteligjencës që të bashkëpunojnë me zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë mbi gjetjet e Këshilltarit Special, Robert Mueller, në hetimin lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit 2016. Paralelisht me këtë vendim, Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, është ngarkuar që të hetojë nëse ka patur rrjedhje informacionesh prej fushatës elektorale të presidentit Trump.

Këto hapa janë parë si një përpjekje e kreut të Shtëpisë së Bardhë për të zbehur përfundimet e nxjerra në raportin hetimor të Mueller-it, ku ndërsa identifikohen lidhje të shumta  ndërmjet individëve që kishin lidhje me qeverinë ruse, dhe individëve të lidhur me fushatën e Trump, dëshmitë nuk ishin të mjaftueshme për të mbështetur akuzat penale. “Për më tepër, nuk kishte prova të mjaftueshme për të akuzuarit, anëtarë të fushatës së Trump, se kishin komplotuar me përfaqësuesit e qeverisë ruse, për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016.”- konkludonte Mueller.

Pas publikimit të raportit, Trump dhe zyrtarë në radhët e republikanëve, kanë bërë thirrje për të “hetuar, hetuesit” e përfshirë në hetime, të cilat nisën nën përgjegjësinë e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), për të kaluar më pas në “dirigjimin” e Mueller-it, pas shkarkimit nga detyra të ish-kreut të shërbimit të inteligjencës, James Comey-it.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *