• |
ide | kryesore

Video/ Dragoi fluturon mbi stadium: befasohen tifozët në Kore

Sport, Video



Një dragua i realitetit virtual ka befasuar tifozët e bejsbollit korean pasi është shfaqur papritur në inaugurimin e Ligës së organizatës Koreane të Bejsbollit, që po luhej në stadiumin SK Happy Dream në qytetin Incheon, shumë pranë Seoul. Tifozët e bejsbollit mundën ta shihnin në ekranin më gjigant në botë, i quajtur Big Board (dragoi), maskotën e skuadrës lokale të SK Ëyverns, që fluturonte nëpër gjithë stadiumin. Në stilin e Games of Thrones, dragoi i zi Danaerys Targaryen, shfaqej në video, duke u ngjitur në cati dhe duke e shkatërruar me kthetra, ndërsa fluturonte duke nxjerrë zjarr nga goja.

Është mundësuar përmes një aplikacioni në telefon, mënyra si pjesamarrësit kanë mundur ta cmojnë dragoin, në momentin kur stadiumi ka një sistem rrjeti 5G, i pari në botë, që lejon këtë lloj teknologjie të avancuar. Performanca është transmetuar edhe direkt në kanalet sportive të Koresë së Jugut, në mënyrë që të gjithë të apasionuarit e bejsbollit të shijonin spektaklin.

https://www.youtube.com/watch?v=u5hQpRbHERg&feature=youtu.be



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *