• |
ide | kryesore

Video/ Më i mirë se Ronaldo, Neymar, e Jesus: 17 vjeçari fenomen, Joao Pedro, shkon tek Watford për 50 milionë

Sport, Video



Çmendurinë nga gjenialiteti e ndan një vijë e hollë e, edhe këtë herë, ajo e mban familjen Pozzo në anën e kësaj të dytës. Kur Watford bleu të riun brazilian, Joao Pedro nga Fluminese, kur askush nuk e njihte, u duk një cmenduri sepse anglezët shpenzuan 50 milionë euro për të siguruar atë që duket tani si një fenomen i vërtetë i futbollit botëror. Në momentin e blerjes, Joao Pedro nuk kishte debutuar ende në skuadrën e parë të klubit “trikolor” të Rio de Janeiro, ndërsa tani djaloshi është një realitet absolut të dëshmuar së fundmi në mbrëmjen e jashtëzakonshme të Copa Sul-Americana kundër Atletico Nacional di Medellin. Në 30 minuta lojë, djaloshi 17 vjec e 8 muaj ka shënuar 3 gola e ka dhënë një asist.

E ishte vetëm ndeshja e 10 si profesionist për këtë talent të jashtëzakonshëm. Shifrat që e shoqërojnë janë po aq të jashtëzakonshme. Minutat e luajtura janë 216, golat e shënuar 7 plùs 2 asist. Tifozët e Fluminense cmenden pas tij edhe pse e dinë se nuk do ta shohin dot gjatë me ngjyrat e tyre. Askush nga kampionët e mëdhenj të lindur në Brazil në vitet e fundit ka bërë gjithë këtë në 10 ndeshjet e para si profesionist.

Ronaldo fenomeni (Cruzeiro 1993) luajti ndeshjen e 10 në moshën 16 vjec e 11 muaj duke shënuar 6 gola. Neymar (Santos 2009) ishte 17 vjec e 2 muaj, gola të shënuar 3. Gabriel Jesus (Palmeiras 2015) totalizoi 10 ndeshjet e para në moshën 17 vjec e 11 muaj me 0 gola. Vinciius Junior, talenti i fundit i madh përpara Joao Pedro, arriti në kuotën e 10 prezencave (Flamengo 2017) në moshën 16 vjec e 11 muaj, edhe ai pa shënuar. Ndoshta shumë herët për ta thënë që Joao Pedro është fenomeni i ri i futbollit botëror, por shenjat janë dhe Premier League do të hedhë dritë reale mbi shifrat e tij kualitative.

https://www.youtube.com/watch?v=4NnKh-llJRw



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *