• |
ide | kryesore

Video/ Shuplakë fytyrës ndihmësit, trajneri Gamero bëhet i ‘famshëm’

Sport, Video



Ndonjëherë atë që nuk e bëjnë rezultatet sportive, e bën fare mirë skandali. Alberto Gamero është bërë i njohur tashmë jo për arritjet e Deportes Tolima të tij, por për shuplakën me të cilën qëlloi ndihmësin e tij Albert Arias në pankinë. Video u bë menjëherë virale dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Në ndeshjen mes Deportes Tolima dhe Argentinos Junios, e vlefshme për Kupën Sudamerikana, Gamero i është afruar ndihmësit të tij dhe e ka goditur me shuplakë në fytyrë. Arias është gjendur në befasi, por pasi ka marrë goditjen ka tentuar ti kthejë reston eprorit të tij, por nuk ishte aq i saktë sa Gamero, që në këtë rast fitoi raundin, por jo ndeshjen…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *