• |
ide | kryesore

Videopërgjimi/ Pse nuk jemi dot si austriakët?

Ide

Javës që shkoi kryeminisri austriak dha dorëheqjen, sepse korrupsioni i qeverisë doli në publik. Këtë javë kryeministrja britanike njoftoi dorëheqjen e saj, sepse nuk ishte e aftë të menaxhonte marrëdhënien me BE-në.
Është e kotë të të kujtoj se çfarë kanë bërë kryeministrat tanë në raste të ngjashme. Por mjafton të kujtoj se kryeministrat e Austrisë apo Britanisë nuk janë as më të ndershëm dhe as më të aftë se këta tanët. Diferenca e vetme është që kryeministrat e vendeve të zhvilluara nuk janë aq të fuqishëm sa të bëjnë çfarë t’iu dojë qejfi me pushtetin që iu ka dhënë populli.
Po përse nuk janë kaq të fuqishëm do thuash? Ngaqë nuk kanë muskuj apo para? Nuk besoj.
Unë mendoj se ata nuk janë aq të fuqishëm, sepse në këto shoqëri individi nuk shihet si Zot mbi tokë, por si një qënie e gabueshme dhe me vese.
Për pasojë, këto shoqëri kanë ndërtuar një sistem politik që vendimmarrjen nuk ia lë në dorë individit që është në pushtet, por shoqërisë. Dhe që kjo të ndodhë praktikisht, ato kanë decentralizuar pushtetin dhe kanë ndërtuar institucione të forta, duke i lënë politikanët të dobët.
Prandaj këto shoqëri kanë ndërtuar një sistem ku populli jo vetëm i zgjedh përfaqësuesit e tij, por edhe mund t’i shkarkojë ata në mes të mandatit, po te shoh se po fillojnë të bëjnë numra.
Jo vetem kaq, por populli mund tua marrë pushtetin përfaqësuesve të vet kur të dojë, dhe, përmes mekanizmave si referendumet, nismat ligjore, peticionet, asambletë kombëtare dhe juritë, të qeverisë në mënyrë direkte.
Kjo ka bërë që në këto shoqëri ardhja apo ikja e një kryeministri në pushtet të mos shihet as si viti zero dhe as si epokalips. Ato udhëhiqen nga parimi: Shoqëria është e përhershme, politikanët shkojnë e vijnë.
Kjo ka bërë që asnjë politikan të mos ketë mundësi të jetë aq i fuqishëm sa të prodhojë krizë politike dhe ekonomike, sa here që t’i rrezikohet karrikja e vet.
Kjo ka bërë që asnjë politikan të mos guxojë t’i shkojë ndër mend që të dalë kundër vullnetit të popullit. Ata ja kanë prerë kokën mbretit njëherë e përgjithmonë.
Kjo ka bërë që këto shoqëri të ketë prosperitet ekonomik dhe t’i japin mundësi individit të zhvillohet në të gjitha drejtimet.
Kjo ka bërë që qindra mijëra prej nesh të dëshirojnë të jetojnë në këto shtete, apo të paktën të kenë një pasaportë të tyre.
Por mos harro se këto vende nuk kanë as më shumë pasuri natyrore për frymë se sa ne, as njerëz më të ndershëm apo më të zgjuar se sa ne. Madje as Diell nuk kanë më shumë se sa ne : )
Pra, në këto vende jetohet më mirë sepse kanë një sistem politik më të mirë. Prandaj ka ardhur koha qe mos i shohim me zili anglezët apo austriakët, por të ndërtojmë një sistem politik që e bën Shqipërinë një vend ku jetohet mirë.
Që natyra tek ne është e bekuar duket nga fakti që ata vijnë për pushime në Shqipëri, ndërsa ne shkojmë për punë në këto vende. Apo nga fakti se pensionistët e tyre vijnë këtu, ndërsa të rinjtë tanë shkojnë atje.
Kështuqë boll u endem 30 vite nëpër botë për të gjetur atë që shumë mirë mund ta ndërtojmë këtu, në shtëpinë tonë.

6 Comments

  1. May iku se u tall me voten referendare. Iku sepse shkaterroi partine e vet. Iku sepse injoroi ato qe nuk kane as nje mundesi tjeter per ta ndikuar politiken pervec votes. Iku se ishte Kryeministrja me e dobet qe ka pas Britania; dhe me e keqja iku se fuqizoi ” perbindeshin” Farage, partia e te cilit mund te fitoje zgjedhjet Europiane. Iku pasi e beri Britanine nje vend qesharak; te tille sa u tall dhe Rudina kete jave ne parlament.
    Iku pasi beri jashtezakonisht shume dem , me apo pa qellim.

  2. Pse nuk jemi si austriaket? Kur mbjell hiskell mos prit te mbije domate .Por edhe sikur te ndodh çudia e te mbije domate prape do ti hedhin shume hormone qe ta bejne te demshme per shendetin .

  3. Eshte e vertete, tradita demokratike dhe niveli shoqeror ndikojne shume ne sjelljet e te zgjedhurve ne boten perendomore – te cdo lloj niveli qofshin.
    Faktore te tjere qe ndikojne per mendimin tim jane edhe forca e verber e ligjit qe nuk kursen anetare keshilli bashkiak, guvernatore, kryeministra apo presidente.
    Mendoj se specifike per shoqerine tone jane edhe sfumimi i akuzave qe i behen kundershtarit. Te gjithe akuzojne te gjithe me akuza nga me monstruozet kriminel, vrases, hajdut, mafioz…. provojne ti vertetojne me video te manipuluara (rasti Doshit, Babales…) dhe e gjitha shpeshhere kthehet ne bumerang. Kur videot duket qartazi qe nuk jane te manipuluara (rasti i Metes, 21Janarit….) ato zhduken nga serverat ose drejtesia i deklaron te pavlefshme.

  4. Ky shaboni na cau trapin me teorina la sens…Hik e daje se na merzite me llafe, foktoratura a bacelora per asgjo..Hik o parazit se ne u shkelym tu pagu taksa ke pisi Rama e ti do me ardhe si KOP-i i Berishes!

  5. Vetem krymbat konfirmues lepirsit e rilindjes se shohin drejt. realitetin krejtesisht mbrapsht. se lepijne bythen e. Ram. derrrrdroges

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu