• |
ide | kryesore

Vlorë/ Dhunë në familje, në pranga 29-vjeçari i dënuar 5 vjet më parë nga Krimet e Rënda

Lajme



Në kuadër të aksionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Policia e Vlorës ka vënë në pranga shtetasin me iniciale R.D., 29 vjeç.

I ndaluari rezultonte i dënuar që në vitin 2014 me rreth 1 vit burgim me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se po vijojnë punën për gjetjen dhe arrestimin e personave në kërkim, që iu janë shmangur shlyerjes së dënimeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *