• |
ide | kryesore

Zbërthimi/ Hilja e Metës me dorëheqjen nga president

Arkiva, Kryesore



“Vendos në dispozicion të zgjidhjes së krizës mandatin e presidentit”. Ilir Meta ka përsëritur dy muaj pas deklarataës së 20 marsit, në Pogradec, gadishmërinë e tij për tu larguar nga detyra e kreut të shtetit. Por nëse nëse herën e parë qëndrimi i tij u keqkuptua, duke u interpretuar si një vazhdim i aksionit opozitar të djegjes së mandateve, këtë herë ai ka qenë më preciz.  “…mbetem i gatshëm që për një zgjidhje që i shërben interesit më të mirë, stabilitetit dhe demokracisë së vendit, të vendos në dispozicion edhe mandatin tim si President i Republikës, nëse palët e gjykojnë edhe këtë element si të rëndësishëm për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që do t’u jepte qyetetarëve shqiptarë të drejtën për të zgjedhur edhe Presidentin me votën e tyre të lire” ka deklaruar ai (këtu).

Nëse ky mesazh lexohet me vëmendje aty nuk bëhet fjalë as për dorëheqje, as për ndonjë largim si mjet mjet për thellimin e krizës. Madje në të kundërt largimi nga presidenca ofrohet si një oportunitet që mund tu jepet shumicës dhe opozitës, nëse ato do të bien dakord për një pakt të madh reformimi. Dhe po të vëzhgohet me kujdes, fundi i paragrafit, Ilir Meta e kushtëzon dorëheqjen e tij me hipotezn e një marëvshjeje PS- PD, për ta zgjedhur presidentin drejtëpërdrejt nga populli.

Por nëse e analizojmë këtë propozim ai duket shumë i largët. Filllimisht palët duhet të ulen dhe të bisedojnë për të gjetur një rrugëdalje për zgjedhjet lokle. Pastaj ato duhet të vendosin për zgjedhjet e parakohëshme. Nëse në paketë integrojnë një zgjidhje më të plotë që nënkupton edhe votimin e presientin drejtpëëdrejt nga qytetarët, për këtë duhet të bëjnë ndryshime kushtetuese. Dhe vetëm pasi ato hyjnë në fuqi, duhet menduar për oganizimin e zgjedhjeve të reja presidenciale.

Lexo më tej:

Deklaratë e fortë/ Ilir Meta: Jam gati të lë mandatin e presidentit

Me një fjalë, një kalvar i tërë që edhe sikur të supozohet se arrihet sot një marëveshje, me këto terma, do e largonte Metën nga posti, në rastin më të mirë, pas më shumë sesa një viti.

Po atëhere pse Meta përmend, për herë të dytë, gadishmëinë për ta braktisur karrigen e tij?

Ndoshta më shumë se sa kërkon të ofrojëë një obsion për zgjidhjen e krizës, ai do të tregojë me  gisht shkaktarin e saj. Në ktë kuptim deklarata  kreut të shtetit është në antitezë me atë kryeministrit që e thotë hapur: “Unë nuk largohem me asnjë çmim”. Meta bën të kundërtën ai deklaron se është i gatshëm për ta lënë postin duke mbrojtur një standart tjetër: se asnjë emër i përveçëm nuk është më i rëndësishëm sesa paqja, stabiliteti dhe pluralizmi. i përforcuar edhe nga fakti se Rama është i vetmi politikan i lartë në Shqipëri, që nuk e ka njohur dorëheqjen si koncept, Meta e lëviz thikën në këtë plagë. Kjo është dhe hilja e tij. Ai e di se largimi i presidentit nga detyra nuk ofron ndonjë mundësi të artë për arritjen e kompromisit. Por ai do të shigjetojë Ramën duke lëshuar mesazhin se askush nuk ka pse konsiderohet i paprekshëm.

©Lapsi.al



10 Comments

  1. si nuk flet pd per dosjen e likes 978, na cau trapin me dosjet. pse se hap prokuroria dosjen he flisni.eeeeezagar

  2. Rama nuk eshte zgjedhur nga populli dhe Meta eshte zgjedhur nga Rama. Meta jep ate qe nuk ia kerkon askush, Rama nuk jep ate qe nuk e ka fituar kurre. Basha kerkon ate qe nuk i eshte dhene dhe ia kerkon rames, i cili nuk mund te jape ate qe realisht nuk e ka fituar. Me pak fjale asnjeri nuk ka legjitimitet ne ate qe ben. Jemi ne nje rebus qe e zgjidh vetem truri i Meros. Ose dhuna.

  3. bushatit,ylli rakipit,nazarkos,muq nanos sa her ju rrezikohet muti qe hajn pra mutdhensi rama tregojn dhe shqyejn masken,dalin pa ju then rama.thua se meta e ka ne dor.gjermania do zgjedhje o bushat e jo pjerdhje.

  4. Aman se jeni gazetare … e mesoni gjuhen shqipe edhe ne fakultet. Te merr frika te lexosh (pothuaj ne te gjitha mediat), plot gabime drejtshkrimore. Shkruhet “opsion” (c’eshte ky obsion ????) … aq me shume qe do ishte me mire te perdornit fjalen tone te bukur shqipe “alternative” ose “mundesi”.

  5. Per te gjithe komentuesit pa emer , pjella te pushtllekut komunist, qe gjithe jeten kane shkerdhyer njeri tjetrin me ilegalitet dhe pabesi. Po mire mor fisqira , opozita hesht per kete dosje insgjinare te krijuar nga I gjithedituri Artan me nder Hoxha. Po pushtat e ps &co pse nuk e permendin??? Do e liner Tualet Balla pa lemur per kete???? Ska do mendja. Prandaj mbylleni halen se boll e shitet sumen per 1 sufllaqe.

  6. O ralf I pd,pse lulu dhe srb nuk flasin per dosjen 938 apo kujtojn se Llalla I tyre e kishte zhdukur,por Llalla ja ka dhene tan hoxhes,srb e lulu nuk e permendin se jane vete aty brenda,prandaj o ralf molotovin fute ne byth dhe shko ne proteste dhe plase

    1. Shkruaj me emer e mbiemer nese ke , se kopil pazari dukesh . Vet emrin ene vij e te gjej e ti shkerdhej gjith femrat e fisit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *