• |
ide | kryesore

50 milionë për të ulur Napolin në bisedime: PSG do Allan me çdo kusht

Sport



Paris Saint Germain është kthyer në sulm për të rrëmbyer Allan nga Napoli. Pas tentativës së dështuar verën e kaluar, klubi kampion i Francës ka trokitur në dyert e De Laurentiis për mesfushorin e kaltër me indikacionin preciz të Tuchel, që ka mbetur i befasuar nga braziliani në përballjen e dyfishtë në Champions kundër Napoli. Oferta vërtitet tek 50 milionë euro, shifër e konsideruar shumë e ulët nga italianët.

Klubi francez vazhdon të monitorojë nga afër mesfushorin madje edhe kundër Inter, vëzhgues të Psg ishin në San Paolo për të konfirmuar sugjerimet e Tuchel që e dëshiron me cdo kusht brazilianin për të formuar mesfushën e re parisiene. Referimet kanë qenë të shkëlqyera – sipas asaj që raporton France Football – që i ka dhënë rrugë të lirë shoqërisë franceze të provojë blerjen.

Tentativa e parë, flitet për 50 milionë euro, është më tepër një sondazh për të kuptuar disponibilitetin e De Laurentiis për të biseduar shitjen e Allan. Një shifër tepër e ulët për të shpresuar në aprovimin e De Laurentiis, por jo për të nisur negociimet. Me ofertën e duhur, pavarësisht rinovimit deri në 2023, Allan mund të largohet nga Napoli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *