• |
ide | kryesore

Afganistan, 24 të mbytur nga përmbytjet në Kabul dhe në disa provinca

Planet

Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur 48 orët e fundit gjashtë provinca të Afganistanit, përfshirë edhe kryeqyetitin, Kabulin. Nga vërshimet kanë mbetur 24 persona, ndërsa janë lënduar 11 të tjerë.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë për Menaxhimin e Katastrofave dhe të Çështjeve Humanitare, në qarkun Sheber të provincës Bamjan, rreth 500 persona raportohet se janë shpëtuar duke u evakuuar.

Ndërkaq, agjencia e lajmeve “Associated Press”, raporton se nga vërshimet janë shkatërruar mbi 200 shtëpi. Duke nisur që nga janari i këtij viti, afro 150 persona kanë humbur jetën si rrjedhojë e vërshimeve në provinca të ndryshme të Afganistanit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu