• |
ide | kryesore

Albin Kurti: Dikush të fusë në burg Al Caponet e Kosovës

Lajme, Të fundit



Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se koalicioni qeveritar e ka thyer sundimin e ligjit duke mbajtur sundimin për vete. Më një postim në Facebook, Kurti theksoi se duhet gjetur një zgjidhje e menjëhershme për drejtësinë në Kosovës dhe sipas tij alternativa është futja në burg e ‘Al Capone-ve’ të Kosovës.

Postimi i plotë:

Ky regjim i PANhajnisë e ka thyer në mes ‘sundimin e ligjit’: sundimin për vete, ligjin për popullin.

Nga veprat penale të trajtuara nëpër Gjykatat e Kosovës, vetëm 1% janë raste të korrupsionit dhe asnjë prej tyre nuk është rast i profilit të lartë. Vendi ynë po bëhet i pajetueshëm kurse shteti ynë i paqëndrueshëm.

Për drejtësi duhet një Eliot Ness yni që i fut në burg Al Capone-t kosovarë. Për zhvillim duhet qeverisje e re që sjell investime dhe punësim me ndërmarrje që rriten. Për demokraci duhet të largohet klika e tajkunëve dhe fajdexhinjve nga udhëheqja e shtetit dhe PDK-së.

Ish të burgosurit politikë dhe ish luftëtarët çlirimtarë bëjnë mirë ta shpëtojnë vetveten nga (ish) shokët e tyre në PANik. Mandej bashkë edhe Kosovën e shpëtojmë më shpejt e më kollaj.



1 Comment

  1. Largoni Hashim Thacin ideatirin e copetimit Kosove sa me pare qe nuk eshte vone. Gjarpri eshte i pa bese. Nuk duhet mbajtur ne gji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *