• |
ide | kryesore

Ava Max po shënon suksese dita-ditës

Paparazzi, Slider



Këngëtarja shqiptare, Ava Max së fundmi është bërë një sensacion botëror i muzikës pop.
“Sweet but psycho”, është projekti i saj me të cilin arriti sukses të jashtëzakonshëm dhe mori famen me te madhe. Këngëtarja duket se po vazhdon me të njëjtin ritëm, pasi që edhe një nga projektet e tjera të saj po pëlqehet mjaft shumë. Përveç “Sweet but psycho”, edhe “So am I”, ka kaluar shifrën e mbi 100 milionë klikimeve në platformën muzikore Spotify.E lumtur për këtë sukses, këngëtarja ka ndarë fotografinë me fansat në InstaStory teksa i ka falënderuar. “Faleminderit shumë, dy këngë mbi 100 milionë”, ka shkruar ajo.
Nderkaq, kënga e saj e fundit “So am I” është pritur shumë mirë nga fansat e saj, dhe në vetëm pak ditë ka kaluar mbi 41 milionë klikime në kanalin YouTube.

https://www.youtube.com/watch?v=SxGLPVvNjvY



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *