• |
ide | kryesore

Basha: Nuk kërkojmë pushtet në tavolinë, por…

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehu mirënjohje të thellë për të gjithë partnerët perëndimorë që sipas tij po japin mesazhe mbështetje për të zgjidhur krizën. Basha theksoi se opozita nuk kërkon pushtet në tavolinë.

“As nuk duam, as nuk kërkojmë, as kurrë nuk do të pranojmë pushtet në tavolinë me Edi Ramën. Nga i pari te më i fundit nuk na përçan dot Edi Rama dhe krimi. Fundi i tiranisë po afron” – tha Basha.

“Kjo betejë sot bëhet për Shqipërinë, kjo betejë sot bëhet për Evropën. Në këtë orë vendimtare kur qytetarët evropiane u drejtohen kutive të votimit le ti shtrijnë sytë në këtë shesh e të shohin se beteja për vlerat evropiane në Shqipëri po shkon drejt fitores.

Në emrin tuaj dhe të një populli të tërë dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për miqtë tanë perëndimorë që kanë folur me një zë dhe kanë kërkuar ti jepet fund farsës kriminale të zgjedhjeve kriminale pa opozitën, kanë kërkuar që edhe kreu i bandës në pushtet ti thërrasë mendjes dhe të jetë i gatshëm të zbatojë standardin evropian për përgjegjësitë që ka para kushtetutës e ti hapë rrugë zgjidhjes politike.

Populli shqiptar, populli evropian në këtë shesh e kudo është i vendosur për zgjidhjen politike. Ajo kalon vetëm përmes largimit të shkaktarit dhe pengmarrësit ët demokracisë. Ai kurrë më nuk do ta ketë në dorë fatin e zgjedhjeve shqiptare. Ja ku është bashkimi dhe mesazhi ynë: Rama ik” – tha Basha. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Te shpetojme nga Kryeministri Koncesionar.
    Ky Qelbesire premton te beje me pagese Rrugen Tirane Durres.

    O Rilindas, o cope militant. Si do I japesh voten nje Koncesionari te tille, qe mendon si te te fuse duart ne xhep? A te punon Truri?

    Apo per partishmeri, he gating te paguash Traun/Pagesen, qe ky monster kerkon te vendose ne rruget e Shqiperise? Ky doli i pangopur.
    Cope e hajdutit.

  2. O pabuks te njejti shkop perdor.nuk te del e keqa o shpirt keq me komentet.Shko laja makinat atyre shpellareve o Qeraxhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *