• |
ide | kryesore

Detaje nga protesta/ Simbolika që do të përdoret nga të rinjtë e FRPD-së

Lajme, Të fundit



Teksa na ndajnë vetëm pak minuta nga orari zyrtar i paralajmëruar për nisjen e protestës para godinës së Kryeministrisë, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), kanë zbuluar detaje nga skenari i opozitës.

300 anëtarë të FRPD-së do të përdorin simbolikën e një shiriti të bardhë në krahë, në shenjë paqeje. Aktivistët politikë do të pozicionohen pranë kordonit të Policisë për të evituar përplasjes mes protestuesve dhe forcave ligjzbatuese.

 

 

Kujtojmë se “shiritit të paqes” është përdorur nga të rinjtë e FRPD-së edhe në protestën e 21 shkurtit, kur protestues dhe mbështetës të opozitës u rreshtuan para efektivëve të Policisë, duke mbajtur në njërin krah këtë simbol.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *