• |
ide | kryesore

Greqia nesër në zgjedhje, kreu i opozitës kërcënon Shqipërinë me veto: Harrojeni integrimin në BE

Lajme, Të fundit



Greqia është në fushatë elektorale dhe premtimet e liderit të opozitës së vendit fqinj, që drejton partinë Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis kanë qenë të shumta, mes tyre edhe për vendosjen e vetos për Shqipërinë dhe Maqedoninë në rrugën europiane.

“Do i qëndroj të drejtës për të vënë veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe integrimit të Shqipërisë për në BE. Unë do të mbroj të drejtat e pakicës kombëtare greke. Dhe nëse nuk respektohen, Shqipëria të harrojë kursin e saj evropian” deklaroi ai gjatë një fjalimi në Selanik.

Nesër në Greqi do të zhvillohen zgjedhjet lokale bashkë me ato për Parlamentin Europian. Shqipëria pas pak ditësh pret progres raportin dhe dritën jeshile për negociatat me Bashkimin Europian.



2 Comments

  1. Me primatë neandertalë si puna juaj, ne nje grupim qe Napoleoni e quante “strofke urithesh”, kurre mos u futshim ne Evrope!
    Ik futi nje fyt priftit te lagjes tora!

  2. Me opoziten u beken zgjedhjet atje?!!! Pupupu! C’popull! Kulmi do jete ne qofte se hyjne ne shtepi nga dera dhe jo nga dritarja. Primitive!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *