• |
ide | kryesore

Icardi i ka të gjithë kundër, Mascherano i tregon ‘vendin’

Sport



Nuk ka paqe për Mauro Icardi. Pas problemeve me Inter e në pritje të marrë në fushë kualifikimin për në Champions League e ardhshme, sulmuesi zikaltër nuk është grumbulluar nga Argjentina për Kupën e Amerikës nga tekniku Scaloni. Një zgjedhje që është komentuar edhe nga Javier Mascherano: “Kombëtarja është e të gjithëve, kush është aty prej kohëshështë se e meriton. Icardi po i kujtoj se ka ngrënë në tavolinën tonë dhe e ka mohuar”.

Shigjetimi për ish-kapitenin e Inter këtë herë arriti direkt nga Argjentina e ai që flet është një ish-senator si Javier Mascherano që ka komentuar për Late FM përjashtimin e Icardi nga të seleksionuarit e Scaloni për Albiceleste: “Nëse më pyesni a është Icardi i mirëpritur, po përgjigjem se kombëtarja argjentinase nuk i përket askujt, është e të gjithëve dhe nuk ka padronë. Kush nga ne ka patur fatin të jetë prej shumë vitesh në xhiron e kombëtares është vetëm sepse e meriton”.

Në shënjestër të ish-mbrojtësit kanë përfunduar disa deklarata të vetë Icardi, që në të shkuarën ka folur për mungesë mirëkuptimi brenda dhomave të zhveshjes së Argjentinës: “Nuk dua të komentoj fjalët e tij – është përgjigjur Mascherano -, nuk marr përsipër përgjegjësinë e asaj që thotë ai. Them vetëm që ka ngrënë në tavolinën tonë dhe e ka mohuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *