• |
ide | kryesore

Ish-deputeti zbardh skemën: Si do të vjedhë Rama 200 milionë euro në dy rrugë

Lajme, Të fundit



Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj ka reaguar për dhënien me koncesion nga qeveria të dy akseve “Orikum-Dukat” dhe “Milot-Balldre”. Ai thotë se kostoja e këtyre rrugore është shumë e lartë, ku afro 200 milionë euro janë vjedhje e pastër.

Statusi i plotë i Shehajt në facebook:

Ndërkohë që vëmendja e opinionit publik është te kriza politike, Edi Rama nuk ndalon së vjedhuri shqiptarët. Dy koncesionet e fundit që sapo ka miratuar në rrugë janë zhvatje gjigante prej pothuajse 200 mln eurosh. Rruga Orikum-Dukat, 16 kilometra, do të rindërtohet, po me një korsi të vetme, dhe do të kushtojë afërsisht 70 milionë euro. Kostoja e vërtetë nuk shkon mbi 1 mln euro për kilometër, afersisht mbi 50 mln do të vidhen.

Rruga Milot-Balldre, 17 kilometra, do të ketë një kosto skandaloze prej 256 milion eurosh. Sikurse e ka shpjeguar mjaft qartë gazetari Klodian Tomorri, 146 milionë euro nga to do të vidhen, dhe nuk ka pikë dyshimi se në xhepat e kujt do të shkojë shumica e tyre.

Qeveria e Edi Ramës është masakër mbi arkën dhe pasuritë publike. Çdo ditë që Edi Rama qendron në pushtet, Shqipërisë i grabiten miliona euro.

I ftoj të gjithë qytetarët të na bashkohen në protestëtn tonë sot për të ndalur plaçkitjen kombëtare të Edi Ramës!



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *