• |
ide | kryesore

Katastrofa Buffon: PSG humbet ndeshjen e fundit, por portieri humb kontratën

Sport, Video

E mbyll me një humbje sezonin Paris Saint Germain, që e mbylli Ligue 1 me një disfatë 3-1 në fushën e Reims, ku protagonisti negativ ka qenë portieri 41 vjecar Gianluigi Buffon: italiani ka gabuar si në rastin e avantazhit të Baba në të 36′, ashtu dhe në dyfishimin e Cafaro. Pikërisht në kohën kur përflitej rinovimi ose jo i ish-portierit të Juventus nën Kullën Eiffel, Buffon duket se i ka dhënë vetë zgjidhjen teknikut Tuchel, që kishte deklaruar se rotacioni i portierëve duhet të marrë fund, duke u shprehur në favor të Areola.

Psg mbyll kështu një kampionat të dominuar, me një humbje, e pesta në kampionat, ku janë regjistruar 29 fitore e katër barazime. Në Reims kampionët e Francës rrëzohen falë një përfaqësimi për tu harruar nga Buffon. Avantazhi i Reims fiksohet në të 36 kur Abdul Baba e kalon topin nën këmbët e Buffon. Ish-portieri i kombëtares italiane i komplikon më keq punët në të 56′,kur Doumbia gjen të lirë Cafaro, por edhe pse e ka në duar trajektoren nuk shmang dot golin.

Psg kthehet në lojë me Mbappe në të 59′ por kur kërkohej barazimi Reims shënon të tretin me një kundërsulm të finalizuar nga Chavarria, që kalon edhe portierin, përpara se të vulosë ndeshjen.

2 Comments

  1. Buffon,ky pepino pordhac,qe kujton se mosha,nuk ka ndonje vlere ne Sport,mendjemadh pa aresye,e pa te mizes.Te largohet nga sporti eshte e padiskutueshme,por as te mos dale me neper ekrane.Humbja 3 me 1 e fundit,,qe bindi francezet t’i japin duart,se vete,nuk “dorehiqej,”mund te krahasohet me protestat e shqiptareve,qe do t’i japin duart Rames,qe vete nuk pranon te largohet.Me qe Rama,cdo situate e lidh dhe e krahason me sportin,po ja theksoj kete variant te largimit te Buffon-it,si me paqesoren,ne krahasim me rastin qe mund te ndodhe nga protestuesit,e protestave te pa ndaleshme.

    1. Pirdh o krist, Pirdh se lirohesh!
      Pirdh Prape edhe pas komentit tim, se te ndihmon te lirohesh nga kacarrumi qe ju ka injektuar ty edhe sojit tend, berisha edhe soji tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu