• |
ide | kryesore

Kriza politike, Rama i shkruan tjetër letër Bashës

Lajme, Të fundit



LETER E KATERT PUBLIKE LULZIM BASHES

Zoti Kryetar,

nuk dua t’Ju krijohet ideja se ky është një ushtrim serial i llojit “m’ka çu nana me la gojën”, as një përsiatje e zgjatur ku unë kam thjesht interesin e ndarjes me publikun, të mendimeve të mia lidhur me situatën e krijuar prej Jush.

Padyshim që këto letra publike, synojnë të qartësojnë sa të jetë e mundur edhe opinionin publik, lidhur me pozicionin e me opinionin tim në këtë situatë. Por nëse një nisëm e tillë, do të ishte pa asnjë interes për Ju e për grupimin Tuaj politik, sigurisht që s’do zgjidhja këtë rrugë për t’u sqaruar deri në fund me njerëzit. Kam frikë se Ju nuk e shihni fare interesin e drejtëpërdrejtë që keni, në leximin e këtyre mesazheve publike drejtuar Juve personalisht, ashtu sikundër jam i bindur se më herët se vonë, kur t’i lexoni në një situatë tjetër, do t’Ju vijë keq që s’i lexuat e kuptuat kur duhej, nëse nuk uleni tani në Tryezën e Dialogut.

Unë e kam ditur dhe fatmirësisht Ju’a kam thënë, shkruar në një sms të shkurtër, shumë kohë më parë, se ku mund t’Ju çonte heqja dorë nga frenat e retorikës politike ose, shqip, të folurit e gojës para mendjes, në kuturisjen e dëshpëruar për të treguar forcën e kërcitjes së dhëmbëve, duke braktisur forcën e arsyes. Ja ku jemi sot dhe në shumë pak kohë, nëse Ju nuk frenoni për t’u kthyer në rrugën e arsyes, e tatëpjeta për grupimin Tuaj politik, po sidomos për Ju personalisht, do të jetë pa mundësi ndalese deri kur të prekni fundin e saj të dhimbshëm.

Në historinë e demokracisë janë tkurrur e tretur parti historike shumë më të mëdha e të lavdishme, se sa grupimi që Ju aktualisht drejtoni me një papërgjegjshmëri të hatashme. Po kurrë s’ka ndodhur që pluralizmi të tretet bashkë me to. Janë shfaqur e zhdukur pa lënë gjurmë, udhëheqës të dështuar në krye të plot partive me peshë dhe jeta politike ka vijuar e ka prodhuar udhëheqës të rinj pa ndonjë vështirësi të pakapërcyeshme.

Kështu që, nuk është as keqardhja ndaj Jush që më mundon, as dalja e palavdishme nga skena e grupimit Tuaj, të degraduar sot në një masë depresive muskujsh, inatesh e britmash. Po më shqetëson shumë, humbja e panevojshme dhe e dëmshme për vendin tonë e kohës dhe energjive, me një histori kaq të shëmtuar e të kotë politike, sa kjo që po zhvillohet në amullinë e dëshpërimit të opozitës Suaj, qyshse dogjët qorrazi mandatet parlamentare e nisët t’i fryni me tërbimin e humbësit zjarrit të barbarisë politike.

Kundërshtarët janë krijuar për t’u mundur, por në demokraci ata s’janë armiq, nuk trajtohen si armiq dhe nuk munden armiqësisht, sepse koston e armiqësisë e paguan vendi. Këtu, tek kostoja që ka për vendin mënyra krejt e papërgjegjshme se si Ju keni zgjedhur të përballeni me frikën nga humbja e nga drejtësia, e ka burimin edhe keqardhja ime. Edhe marrja e këtij mundimi letërshkrimesh nga ana ime, buron nga bindja ime se ka ende kohë, për t’i ulur kostot e kësaj historie krejt të tepërt politike për Shqipërinë sot dhe nga ndjenja e detyrës për t’i thirrur të kthehet arsyes Suaj të humbur.

Edhe armiqtë dialogojnë, madje edhe kur janë në llogoret e luftës prej vërteti e ndalin këmbimin e zjarreve dhe i lenë një kohë këmbimit të fjalëve. Pastaj, nëse fjalët nuk e ndalin dot zjarrin, zjarri rimerr vendin e fjalëve. Ndërsa kundërshtarët në demokraci hedhin e presin shumicën e kohës, po ka gjithnjë një kohë kur ulen e flasin, sepse demokracia edhe mur edhe urë, fjalën ka. Si mund t’i thuhet kundërshtarit në demokraci ik ti dhe pastaj flasim ose unë do t’i ve zjarrin vendit?! Kur ka ndodhur kjo dhe ku, përveçse në Shqipërinë e udhëheqësit Tuaj ndjellakeq e çmendurak?! Ah po, e vërtetë, ka ndodhur edhe në Shqipërinë e dy viteve më parë, kur fiks si në këta muaj, Ju thoshit ik ti dhe pastaj flasim, madje bjere dorëheqjen me shkrim në Çadrën e Republikës së Re që të flasim!

Dhe në fakt, dorëheqja me shkrim nuk erdhi se s’kishte si të vinte, po erdhët Ju në rrugën e arsyes dhe çadra iku bashkë me Republikën e Re, se s’kishin si të mos iknin. Edhe sot, Ju duhet ta harroni dorëheqjen time për një arsye shumë të thjeshtë: Unë as jam zgjedhur nga Ju, as punoj për Ju dhe as mund të tradhëtoj ata që më kanë zgjedhur e të gris kontratën detyruese me ta, shumicën e shqiptarëve, pse Ju nuk pranoni t’i nënshtroheni vullnetit të shumicës dhe i frikeni zgjedhjeve si djalli temianit!

Bashkë me dorëheqjen time, Ju i dashur Lulzim, duhet të harroni edhe se mund ta nënshtroni shumicën, duke imponuar me dalëmendjen e një pakice në tkurrje, anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit – të cilat nuk i kam caktuar unë po Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nuk i kam në dorë unë, po populli shqiptar.

Nëse Ju s’doni të hyni në zgjedhje se keni frikë nga gjykimi i popullit me votë apo se shihni në bezen e imagjinatës Suaj, një film ku votën e shqiptarëve pa dallim, e zëvendëson molotovi i ndjekësve Tuaj të verbuar a të paguar, kjo është llogaria Juaj e gabuar dhe e drejta Juaj për ta vetëasgjësuar grupimin Tuaj politik duke i besuar kësaj llogarie marroqe. Por Ju duhet ta harroni po ashtu, se mund ta ktheni përmbys logjikën e sistemit demokratik, duke ndjekur logjikën e forcës së dëshpëruar të të humburit, që gabimisht kujton se s’ka ç’humbet tjetër dhe kthehet në të mbyturin që të mbyt!

Keni akoma shumë, sa shumë, për të humbur dhe keni akoma kohë, shumë pak kohë, për të rifituar kthjelltësinë, qetësinë e drejtimin e humbur, duke u kthyer në Tryezën e Dialogut e duke i kursyer Shqipërisë, po edhe vetes e grupimit Tuaj, kostot e një aventure sa qesharake, aq edhe të kushtueshme për këtë vend në radhë të parë.

Këto letra të miat po zgjaten përditë, sepse po mbarojnë! Dhe me durim po Ju përsëris, ejani në Dialog. Pa kushte dhe pa frikë. Kushtet dhe frika, janë pengesat që do Ju nxjerrin nesër si dështak nga politika, nëse nuk i nxirrni sot fishek nga vetja.

Në pritjen Tuaj që vazhdon,

Edi Rama



28 Comments

  1. ti shkruaj SALIUT jo lulit, kush e pjerth lulin, SALA ben ligjin akoma. ai vendos te digjet shqip. ose jo.

    1. i pa emer rama ti shkruaj qnefit negjmije aty ku u ngjiz e lindi qelbesira,basha as mutin nuk i kep rames qelbeve komunist ruqi,baba taku,gjinushi ,kadare,xhafa,fatos klosi te terit jan mut stalini e shurr lenini,pordh milladini e fende dushan mugoshe si njerz.u majken ju qift vuqiq,kim il jung,erdogan,talebam ,janatullos etj pas 30 vite zgjodhet prap nji bythqir stalini si gjinushi dhe prap hani mut rus.

  2. Nga malli qava. Kisha 23 ore 2 gjysem qe prisja letren e katert!
    Sa bukut shkruan shoku (En) Edi! As shoket e shoqet e tjers te Partise nuk e kane stilin e tij iluminist!
    Revizionisto-imperialisti Basha do ta haje koken me shfaqjet e tij mikro-borgjeze!
    Te rroje Partija! Lavdi komunizmit dhe vdekje borgjezeve!

  3. Ti je i peshtire qenie e neveritshme.
    Je kryetare i shumices eshte e vertete , por e nje shumice inferiore dhe injorantesh , me orientim turko-komunist,keto votues jane rrace inferiore dhe bastarde , jane ato qe mbajten ne pushtet Enver Hoxhen ,Mehmetin,Kadriun,Hysniun … mjafton emri i tyre te kuptosh cfare rrace jane (turq te ndyre)???

    1. Duhet te ndryshojme kushtetuten ,ti hiqet e drejta e votes jugoreve(90%) per nje kohe te pakufizuar ( 50-90vjete)deri sa te qyteterohen dhe te mos votojne me plehra te tipit Rama,Gjinusha,Tahiri,me lidhje gjaku turke .??

  4. Cinik ne ektrem.Ato qe mund te thuhen ne fund i permend ne fillim.E ka luksin per te folur dhe vepruar sepse ja dorezuan celsat ne 2013 Pd-ja.Dhe tani veshtrojme piruetat e lulit monikes.Tragjike per te djathten (popullin).Rrace e poshter komunistash.

  5. Lodhesh kot ti qeverin e ke ne rregull , shqiperia e ka probleme keshtu qe edhe pse mishin ta ka marre qeni ai nuk di ta gatuaj se ti ke receten .Keshtu i dashur edi ti ke receten ( qeverin)shqiptaret dhe Shqipëria le te shkojn ne te semes, urime o p…lak me letrat e dashuris

  6. O rame plaku je bere si taulanti ke kenga cova nje letr mu Ne post tu shku rruges me humbi shiko mos e ka gjetur leshi or kok kapsolle beji te fala te paemri kur te marr rrogen hajt shnet se ment te kan ik per lesh

  7. Botoji te gjitha bashke se po na le pa gjume.Sikur kete kohe te ketyre letrave dhe te gallatave te fshatit qe thua neper Shqiperi t’a shfrytezoje per qeversjen e vendit kam idene se do ishte ndryshe gjendja sot.Ti je nje kopje e Kujtim Gjuzit dhe mire eshte t’a lesh ate karrige qe u perdor 6 vjet vetem per te vjedhur kete popull.

  8. edvin kerkon mut lulzimi por harroi qe dje qe kadare dhe gjinushi i dhan mut stalini e lenini kur zgjodhen sashen kryetar te akademis se derrave rus.KADARE,ruqi,gjinushi,baba taku ,edvini dje perfundimisht vertetuam se jan MUT RUS nje miljon karat.

    1. tirons qenef-i madhi tall bythen e tij i kerkon pall lulzimit por ky nuk ja jep dhe perfundon gjithmon ne pall te ilirit ne lalz,si ateher me 21 janar kur i kerkoi bllok e thithi pall mete.kujdes jastekun griselda tirons se po ju mbytet femija,dhe shko qepi brekt e xhelilit se nuk mind te te sjell shum mut mr brek te shqyera.

  9. Bravo rame mire me lulu qe tall loqet por ti dhe me keta karat tall loqet shiko si jane rreshtuar ne komente po te presin ty qe te fillojne te lepijne loqet e tuaja ta kene si para protestes se srb e lulu,coji dhe neser nje leter te peste dhe mbylle se cecenet dhe cetniket do jene lodhur sot

  10. Leter shokut Edi Rama,i vetemandatuar si kryeminister i Shqiperise (po deshet -shtoj edhe fjalen – se Madhe). Cdo dialog,behet per te arritur ne nje marreveshje.Per kete marreveshje,palet (dy,apo edhe me shume),natyrisht qe jane te pergatitura,per te arritur objektivat e tyre.Pra paraqesin kerkesat e tyre ( per frrike as qe behet fjale,sepse nese ajo ze sado pak vend,ne mendjen e bashkebiseduesve,takimi per dialog,nderpritet menjehere dhe cdo gje merr fund ),te cilat,ndac quajini kerkesa,ndac quajini kushte,njelloj jane,bile edhe numuri i tyre ( pra i kushsteve,apo kerkesave )eshte i pa kufizuar,por gjate bisedimeve,ato reduktohen,ne vartesi te interesave te sejciles pale dhe mirekuptimit,ne mes paleve.Cdo “qasje” tjeter,mund te quhet thjesht nje takim,por kurre dialog,e aq me pak ,Marreveshje. Kjo nuk eshte Teori,Shoku Edi,sepse cdo kryeminister qe punon ne zyren e tij,bashke me sstafin dhe na bashkepunim me te gjitha institucionet e nje Shteti ,e ka thjesht program pune.Ndryshe ndodh me ata,sidomos te rinjte,qe per cdo gje merren vesh nepermjet smartfoneve,,dhe perfundimet e “marrveshjeve”qe bejne,ne shumicen e rasteve i cojne deri ne tragjedi,dhe i shohim cdo dite ,ne shume emisione TV ,skenat dhe perfundimet e tyre.

  11. I paemer i pres 14″47. Lepurjen po ia ben ti qe te fiosh groshen neser ne mengjes. Kukdes vec se kur ha groshe pjerdh shume. Prandaj po pjerdh sot qe te kesh mundesi te pjerdhesh edhe neser. Vetem per dicka do doja nje pergjigje te sinqerte ama, pse kur leviz shefi yt merr me vete edhe FNSH? Pse p.sh. as Basha e as Berisha nuk levuzin ne menyre te tille? Ta pret mendja me te vertete se eshte aq trim sa paraqitet ne ato daci bao qe shkruan? Une e kam nje pergjigje. Ai sot eshte ne pakice dhe ka frike (me c’thone tironcit nuk eshte shquar ndonjehere si trim). Por letrat i shkruan per t’iu trimeruar juve qe per nje pjate groshe me mish, t’ju coje mish per top. Mos mendo se Luli, Saliu aoo Mona me te tjere do enxjerrin kete vend ne drite, per kete jam i sigurt. Por te pakten do vuajme me pak se me kete KM qe na rrit taksat per te fituar miliona nga te cilat nje pjese te vogel e ndan per ju

  12. Lutet kodoshi, përgjërohet se i ka shkuar lagu në fyt. Mendon se me letra e të lutura zgjidhen hallet që ka Shqipëria. Shiko e merr shembull nga Theresa May. Ti nuk vlen më shumë. Je krejt i pavlerë. Një i droguar e i shkalluar që çmende një vend të tërë. Ik! Zhduku në arrati të përjetëshme. Na ler vetëm letrat si kujtim të keq dhe shijo pensionin. Futu në kala dhe ha e pi çfarë të duash. Shto dozën e drogës dhe do të ndihesh më mirë.

  13. Rampordha lajthiti komplet!?
    Letrat copyrights and past,made in kryeminimutin e albamutistanit, nga super mashtruesi,ciniku,racisti,i neveritshmi,hajduti,imorali,frikacaku,burre hiqi,perbindshi,monstra, i pa formi,droge perdoruesi,koke trashi,psikopati….nuk kane me vlere!
    BEHU GATI , FUNDI I PA LAVDISHEM ASHT AFER!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *