• |
ide | kryesore

Lazio ndjen rrezikun e largimit të Tares: Lotito i sjell Maurin si zëvendës…

Sport



Igli Tare është gjithnjë e më i përfolur për largimin nga Lazio, sidomos me Milan që ka shtuar kontaktet me Drejtorin Sportiv shqiptar. Në kryeqytet nuk duket se marrdhënia mes Tares e presidentit Lotito është ajo e para dhe kjo mund të nënkuptojë që shqiptari mund të ndryshojë shpejt klub, që këtë verë. Në anën tjetër sinjali që vjen nga Lazio mund të përkthehet edhe si një kujdes i presidentit për të mos mbetur zbuluar në rast se Tare largohet.

Kështu, për cdo të papritur është mirë të jesh gati, e ja ku mbërrin tek bardhekaltrit një krah i djathtë i vlefshëm. Bëhet fjalë për Stefano Mauri, ish-mesfushor dhe kapiten i bardhekaltërve, që do të jetë i përfshirë në organigramë në mbështetje të drejtorit aktual sportiv e për të marrë frenat e klubit në dorë nëse lëvizja kryhet. Mauri, sikurse raporton “Il Messagero”, do të këtë një gamë të gjerë veprimesh dhe autonomie në mënyra specifike, duke ndihmuar Taren të reduktojë sasinë e punës dhe Peruzzin të bëjë lidhjen mes klubit dhe dhomave të zhveshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *