• |
ide | kryesore

Mbappe nuk i’a del, Këpuca e Artë është e Messi: asgjë nuk e pengon argjentinasin për Topin e Artë

Sport



Këpuca e Artë e gjashtë në karrierë për Lionel Messi, edhe pse për këtë trofe, i është dashur edhe ndihma e Reims, për të bllokuar talentin francez të PSG, Kylian Mbappe të shënonte në ndeshjen e fundit katër golat që e ndanin nga numri 10 katalanas.

Në fakt, 20-vjeçarit i duhej një mision i pamundur në 90 minutat e fundit, për të fituar “Këpucën e Artë”, gjë që nuk e arriti. Mbappe shënoi vetëm një herë në humbjen 3-1 të pësuar në transfertë nga parisienët, duke e mbyllur sezonin me 33 gola në kampionat.

Kështu, me 36 gola në La Liga, kampioni i Barcelonës rrëmben një tjetër trofe, “Këpucën e Artë” për sezonin 2018/19. Një arritje që hap rrugën e argjentinasi drejt një suksesi të madh, Topin e Artë të gjashtë në karrierë, që do ti lejonte Pleshtit të kalonte rivalin e përjetshëm Cristiano Ronaldo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *