• |
ide | kryesore

Mesazhet që Basha i dërgoi Ramës nga protesta e fundit

Kryesore, Lajme



Ishte protesta më e shkurtër e opozitës se 5 të tjera para saj, por mesazhet e tubimit të së shtunës në kryeqytet ishin domethënëse. Zgjati vetëm 2 orë e gjysmë tubimi i thirrur nën moton tashmë të njihur “Rama ik”, por ndryshe nga herët e tjera incidentet ishin thuajse minimale.

Përpara kryeministrisë munguan molotovët, nuk pati bojë në muret e selisë qeveritare, nuk u pa as tym i zi dhe as përpljasje me policinë. Të shtunën munguan shtyrjet me gardhin e policisë. Policia nuk e hapi kutinë e gazit lotsjellës duke e kthyer atë të paprekur në magazinën e saj.

Vetëm disa shashka dhe shumë banderola. Risia ishin balonat që me sloganin “Rama ik” mbushën qiellin. Më pas një marshim deri të selia e parlamentit, ku duket se një dorë të pabindurish tentuan sërish të përsërisnin skenarin e protestave të kaluara.

Aty nuk munguan gurët dhe tymueset mbi policinë e cila u përgjigj me ujë. Është parë më aktiv se kurrë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi për të tërhequr protestuesit drejt selisë blu. Finalja ishte sërish një mesazh i kryetarit të PD-së Basha për ta mbyllur me himnin kombëtar.

Mesazhet e Bashës për Ramën

Por kjo protestë duket se i shërbeu Ramës për t’i dhënë disa mesazhe kundërshtarit politik. Së pari tregoi se me masivitetin e protestës së të shtunës nuk ka nevojë që të përdorë dhunën. Së dyti Basha artikuloi disa herë togfjalëshin “zgjidhje politike”.

“Jemi gati që së bashku me gjithë faktorët e përgjegjshëm politikë të vendit të hapim rrugën e zgjidhjes politike duke bërë të mundur së pari largimin e pengmarrësit dhe përmes një qeverie tranzitore ndarjen e pushteteve, zgjedhje të lira e të ndershme” – tha Basha në hyrje të PD-së.

Më pas përmendi ndërkombëtarët që sipas tij e kanë lënë të vetëm Edi Ramën ndërsa theksoi se data e zgjedhjeve lokale nuk do të jetë 30 qershori.

“Ky kushtrim është dëgjuar nga miqtë tanë strategjikë. Orët dhe ditët në vijim qofshin ditë reflektimi të thellë për ata që mendojnë se mund ta marrin peng këtë popull se mendojnë se mund ta mbajnë peng qeverisjen e këtij vendi. Për ata që iu shkon në mendje se më 30 qershor do iu shtrëngojnë kularin në fyt shqiptarëve dhe do mbysin demokracinë, kjo nuk ka për të ndodhur” – tha Basha.

“Rama ik, hapi rrugë zgjidhje politike. Beteja jonë po shkon drejt fundit që paracakton historia për kombet që nuk e duan të keqen. Vetëm kjo do ti hapë rrugës zgjidhjes politike. Hapi rrugë zgjidhjes politike”, – e theksoi edhe një herë Basha mesazhin e tij.

1 qershori afati i fundit?

Pak minuta pas mbylljes së protestës nga Partia Demokratike erdhi edhe konfirmimi për protestën e ardhshme. Ajo do të jetë pas një jave, në datën 31 maj. Arsyeja e protestës në këtë datë vjen për shkak se më 31 maj, Edi Rama ka deklaruar se nis zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale. Kjo protestë në këtë afat kaq të shkurtër konfirmon edhe një herë zërat se kjo javë do të jetë vendimtare për zgjidhjen e krizës politike të cilën ndërkombëtarët duan t’i japin fund pa u shpallur fushata elektorale. ©LAPSI.al



17 Comments

    1. Kush do te harrohet, PD hahaahhaah, çi keni kto qe thoni hahahaahahah, rilindja po merr fund o kurvat e endri fuges dhe erion bushtres

  1. Duhet zhdukur sorosi. A e kuptoni o kafsh. Ai menefregisti filantropo-biznesmeno-loqedashes ka futur boten ne konflikt civil nepermjet lekeve te tij.

  2. O byroist kaq shume ta ka hap bythen ky sorosi qe te del dhe ne enderr,o rrotKari edhe lulu ke sorosi I ka fijet o loqe,te kthehem te mesazhet qe lulu paska leshuar,seriozizht e ke shkullak qe lulu ka aftesine te jap mesazh popullit qe nuk po e kupton,dhe I duhesh ti qe tja shpjegosh,cfare mesazhi ka lulu kur ky njeri vjedh,shet,vret dhe kerkon nga populli qe ti besoj ketij kalamani te shpif,qe dje u nis per hollande te clodhet

    1. me vjen keq byroisti ketu je ti. edhe evropa i ka fijet te sorosi, por mund te lufothet nga brenda, dhe kjo vjen vetem me lulun fatkeqsishte, rama e dhjeu kur i qi ne motel me aleksin. dhe mi bej te fala endri fuges o brim

  3. Po ca lesh mesazhesh me!
    Po Lyl zari vajte ne Angli e sja hapi njeri deren. Ne US as nuk bohet fjale me vajte. Te gjithe perfaqesuesit EU dhe US i kane thene qe je gabim dhe mos e kruj te besh zullume. Erdhi ajo baxhella e LSI ne amerika dhe si e dhjeme ne breke “u distancua nga dhuna”

    Me diten e zgjedhjeve do vi edhe ultimatumi nga matane oqeanit dhe Sala, Lyli, shqupistat e LSIstat do rrine si muti ne shi. Ketu do jemi.
    Lyli e ka nji pashaporte hollandeze, vilen e paret i ka, militantet kane per ta honger tullumin, sic po e hajne perdite.

  4. Po fajin e ka brezi prinderve tane kokrrat e budallenjve. Trasheguam ramen dhe komunistat. Kur nuk e shfarrosen faren komplet. Sot akoma me keq duhet te merremi me disa rrota kari qe ja ka mbush mendjen rama me sorosin se ne jete mund te bejne si ti teket kari. Mjaftojne te jene te zote te mashtrojne dhe te vjedhin.

  5. E pakta qe mund te bej kjo gjindje (se ti thuash rrrace ben gabim) MOS TE DALI TE VOTOJ.
    LEKET E BEKETIT KUSH I PAGUAN?
    Pidhi i anetes opo mami i lali kopilit, apo ruci apo palla apo brace proizvodnja, gjindje moterqirash.

  6. Lulu dhe te shkolle qe filloje ne holland por nuk ka diplome me parate e vebihut e sigurimit si kamarier te sorosit e filloje shkollen,por nga qe nuk e mbaroje ka 6vjet qe rri dhe flet po te njejtat fjale,sorosi lulu e ka ne byth nuk ka ku shkon o kodoshet e Kopilit srb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *