• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë në Zvicër, fëmija shqiptar gjendet i vdekur në lumë

Lajme, Të fundit



Trupi i vdekur i 4-vjeçarit, Zenel M., është gjetur i vdekur në lumin pranë parkut të lojërave ku ai u zhduk në Wildegg të Zvicrës. Djali ishte me nënën e tij Burbuqe ., kur u zhduk papritmas pasditen e së enjtes rreth orës 16:30.

Trupi i tij i pajetë u gjet pasditen e së premtes, pas operacioneve intensive të kërkimit të policisë.

Ai u gjet nga një punonjës në hidrocentralin e Villnachern.

“Mendohet se ra në lumë dhe u mbyt mbrëmjen e së enjtes ndërsa po luante pranë lumit Aabach,” tha zëdhënësi i policisë Bernhard Graser

Zeneli ishte në sheshin lojrash me nënën e tij dhe fëmijët e tjerë. Rreth orës 16:30, nëna papritmas vuri re mungesën e djalit. Ajo shkoi menjëherë në kërkim të tij dhe gjeti vetëm biçikletën.

Pas një kërkimi të kotë, Burbuqe lajmëroi policinë pak më vonë. Graser tha se u dyshua se Zeneli mund të kishte rënë në ujë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *