• |
ide | kryesore

Nisin tensionet para protestës së opozitës, PD: Janë shoqëruar 20 persona në komisariat

Lajme, Të fundit



Teksa na ndajnë vetëm pak orë para nisjes së protestës së shtatë kombëtare të opozitës së bashkuar, janë shënuar përplasjet e para mes protestuesve dhe Policisë. Sipas kreut të Partisë Demokratike në Elbasan, Eugen Isajt, 20 persona janë shoqëruar pas asnjë motiv drejt komisariatit.

Isaj shton se këta protestues janë mbajtur si të ndaluar për më shumë se 3 orë, me qëllim që të mos lejoheshin për t’iu bashkuar protestës së opozitës të paralajmëruar për t’u mbajtur në orën 19:00 para godinës së Kryeministrisë.

Sikurse edhe në protestat e mëparshme, kërkesat e opozitës janë largimi i kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie tranzitore që do të garantonte mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Opozita ka marrë leje për zhvillimin e protestës deri në mesnatë, kohë gjatë të cilës parashikohet që kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, të prijnë protestuesit në një marshim drejt disa prej institucioneve më të rëndësishme të vendit.

 



3 Comments

    1. sali lu ta kan vu mutin hazer se ti e rama vetem mut hani buk e keni nga sasha gjinushi.pa ju lepir bythen leshi e rama protestuesve nuk i lejojn protesen,se mut i ridhjerjes bajat u esh ber.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *