• |
ide | kryesore

Profil/ Të pathënat e Skënder Gjinushit, kryetarit të ri të Akademisë së Shkencave

Lajme, Të fundit



Nga dje, kemi kryeakademik të vendit, Skënder Gjinushin. Ishte parathënë, ai do të bëhej. Zgjedhje me një kandidat të vetëm. Artan Fuga, një intelektual dhe akademik që po rreket prej kohësh të ndryshojë këtë institucion, me projekte, platforma dhe ide, e denoncoi që në mëngjes, përpara se anëtarët të hidhnin në kuti pëlqimin për Gjinushin. Fuga thotë se kemi të bëjmë me një shkelje të hapur ligjore, një rrëmbim, një puç. Dhe angazhohet që do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese, sapo të kemi një të tillë.

Ana formale, e procedurës, patjetër është e rëndësishme. Nëse ajo shkelet nga akademikët, aty ku presupozohet se ndërgjegjja dhe morali janë depozituar me shumicë dhe disa parime e norma janë kalcifikuar, merre me mend se çfarë ndodh në ambiente të tjera. Shoqëria, normalisht pret që Akademia e Shkencave, të jetë një lloj gardiani moral për paudhësi të shumta që ndodhin në vendin tonë, me votën, me blerjen e manipulimin e saj.

Mund të idealizohet si një forum me shenjtërinë për të ngritur zërin për gabime, lajthitje e padrejtësi.

Nëse ajo vetë, nuk bën një votim të ndershëm, sipas rregullit dhe ligjit, atëherë del se krimbi i mbrapshtisë thellë ka hyrë te ne.

Po nga ana tjetër, rikthimi i Gjinushit në krye të elitës së vendit, çfarë mesazhi është për Shqipërinë. Ai ishte në krye të sistemit, në kohën e Ramizit, ishte ministër i Arsimit. Pas 29 vitesh liri, kaq fatale është për shoqërinë tonë, për botën tonë të dijes, të universiteteve, të kërkuesve, akademikëve e shkencëtarëve, që të mos prodhojnë një tjetër emër, që të udhëheqë institucionin më të rëndësishëm në këtë drejtim, që është Akademia?

Dikush mund të thotë me cinizëm, se derisa në politikë e institucione, në vendimmarrje, kemi plot të rikthyer të atij sistemi, bijë, nipër e mbesa, pse duhej të bënte përjashtim kjo zyrë.

Po a mund të na thotë dikush, cili është kontributi në lëmin e dijes e të shkencës, që zoti Gjinushi ka në këto 3 dekada. Nëse këtu do të futej, analiza e politikës, e skemave, e hileve, e mjeshtërive të ndryshme në llogari e prapaskena, padyshim, rrallëkush më shumë se ai e meritonte të promovohej si kryeakademik.

Ndërsa në matematikë, në fizikë, në shkencë, ne nuk dimë, askush nuk di, që zoti Gjinushi të ketë sjellë prurje të reja, punime, ide, teza apo studime.

Atëherë, cila është merita?

Ah, merita, është një nga gjërat që shkelet dendur dhe me kollajllëk në këtë vend. Po dreqi e mori, një vend, një komb, e ruan pak sedrën, tek Akademia e Shkencave. Dërgon atje, një shkencëtar, një njeri të ditur, të gjithëpranuar, që gëzon konsensus të gjerë, që askush nuk ia mohon arritjet.

Sipas Artan Fugës, Gjinushi është kryetar partie, edhe tani që u bënë zgjedhjet. Angazhimi në politikë, për një kohë, për ca kohë, për një lloj periudhe, s’bën të jetë penalizues gjithë jetën për dikë. Por Gjinushi ka konsumuar të paktën dy dekada e gjysmë, dhe modeli që ka dhënë në politikë, ka qenë ai i debatit, kundërshtisë, konfliktit e armiqësisë. Një pjesë e madhe e shoqërisë që nuk i donin socialistët, më shumë i patën tëhuajtur ata për shkak të Gjinushit, se sa për udhëheqësit e vetë PS-së. Kjo për shumë e shumë vite. Ka spikatur si jotolerant, i ashpër dhe luftëtar me kundërshtarët.

Këtë natyrë inatçore e manifestoi sot pak dekika pasi u zgjodh si kryeakademik, duke iu përgjigjur një gazetareje me një stil të vrazhdë, të papranueshëm, banal.

Po koha është bujare e madhe dhe amniston shumë gjëra.

Vetëm se koha nuk e amniston dot këtë që ndodhi. Që pas 29 vitesh, teksa dija e akademia po ecin me ritme të llahtarshme, një vend si i yni, nuk ia doli të prodhojë, të sjellë në krye, një shkencëtar novator, që të na bëjë krenar për dijet, zbulimet apo teoritë e tij.

Dhe më e rënda është se kjo zgjedhje, me shumë gjasë nuk do të na bëjë të skuqemi. Nuk skuqet Rama që premtoi me të madhe nxjerrjen e akademisë nga bataku, e sidomos ndarjen e saj prej politikës. Nuk skuqet, edhe sikur vetëm dëshmitar i kësaj që ndodhi të ishte. Duhej të kishte thënë diçka, të paktën lidhur me qëndrimet e tij të mëparshme. Nxjerrje nga bataku dhe depolitizim, çfarë është, Gjinushi?

Po as ata burra që janë anëtarë të akademisë së Shkencave, e që votuan sot, ca aty e ca me postë, e ndoca syresh edhe duartrokitën, edhe ata nuk skuqen. Po as mjediset universitare, as dijetarë, intelektualë, nuk duket se po trazohen shumë nga kjo zgjedhje.

Rikthimi i Gjinushit si kryeakademik, është një lakmues që tregon se sa e ndjeshme është kjo shoqëri, se ku qëndrojnë nervat e saj. Nëse njerëzit, elita e vendit, e pranojnë këtë, atëherë ky popull, ky vend, s’ka pse të mos pranojë kryeministra të papërgjegjshëm, arrogantë e hajdutë, s’ka pse të mos pranojë deputetë me kobure në brez, apo kryetarë bashkie trafikantë. Ia kemi mbërritur kësaj dite./ MAPO



22 Comments

  1. Per car populli e ke fjalen ne albanistan morri i kuq behet tiger behet luan behet elefant
    Sado te cohen larte ne su te injoranteve llumi do vej te llumi

  2. Me kujtohet pango diku nga viti 2004 ne debat te feviziu, i tha: “Te njoh nga afer, ti nuk ke lexuar asnje liber”!
    Nuk e kundershtoi Gjinushi. U trondita se une edhe pse minoren ne ate kohe kisha lexuar me qindra.
    C’te duhen librat kur ke mendje prej gjarpri?!

  3. Eshte turp i madh qe Shqiptaret kane 29 vjet qe nuk po dalin dot nga trauma komuniste. Shqiperia po vuan nga PTSD (post traumatic stress dissorder) dhe po behet keq e me keq.

    cfare nuk me vret, me ben me te forte, tha Nicja.
    nuk mund ta thuash dot kete per shqiperine.

  4. Akademia e Shkencave = Akademia e Leshit!

    Vetem institucion i rendesishem nuk eshte ky! Si ore, i terhiqte verejtje kryebariu i Ripjelljes, dhe te gjithe mbanin ulur koken, sikur kishin ngelur ne provim! Asnjeri nuk i ktheu 1/2 llafi!!! Rrinin e degjonin pallavrat e tij, dhe asnje se morri mundimin ti thoshte dy fjale! Nuk e harroj kete!

    Tani ta mbajne ne krye kete kodoshin e kuq se e meritojne. Pervec nja 2-3, te tjeret bageti nga i njejti stan jane.

    Nuk i kemi degjuar njehere te flasin apo thjesht te illuminojne ndopak kete popull se cila eshte e mira apo e keqja. E kane per detyre, jane apo s’jane me te mencurit i ketij vendi?!

  5. Akadaemiket e LAPSIT jane per kete pune. Po beni akademike tjere more. Pse nuk beni. Beni doktor shkencash sic beri SaliBerisha ne kohen e pare te tij qe c do kush qe kandidat shkencash me nje vendim i beri DOKTORE apo juristet e plepave. Po per NASA-n keni ndonje mendim?

    1. Nuk krahasohet Saliu me Gjinushin o loqe. Saliu ka qene “Star profesori” i mjekesise. Ka bere eksperimente dhe studime me vlere nderkombetare. Nuk ka burre ne ate fushe, i djathte a i majte qofte, qe mos thote se ka qene i jashtezakonshem. Nuk keni faj ju studentet e rilindjes se bibel fetare dhe shkencore keni kurbanin. Aq dini, aq thoni.

    2. student-qfsr studjon ti mutin e stalinit,shurren e milladinit,pordhen e enverit apo pordhen e ramizit ne universitetin QENEFI NEGJMIJE.ti qenke mut student.75 vite mut stalini dhe student.pse nuk ben baba takun psh,ose ruqin,fatpos,klosin apo xhafen kryetar akademie.me falni harrobva doktoreshen monster negjmijen os xhylen e ahmetit.

    1. Kryetare i Akedemise te shkencave nje me emer Skender,edhe kryetare partie ,turqi e vertete.
      E beri moderne dhe te kohes Rama kete institucion , si gjithe SHQIPERINE,???
      Cfare del nga macja gjuan minj.
      Te shkoje ne Tepelene ,Vlore Gjirokastër te beje kryetare atje eshte vendi i tij ideal , i bejne edhe kenge labe.??

  6. Keta plehrat e kane mbushur e derdhur kupen. Vetem me dhune me vjen keq ta them por vetem kjo e heq kete fare te keqe,

  7. Ne jemi popull bythqir dhe pike. Kur na ben per gomere neper TV dhe much nano bashke me ate avokatin e krimit tan hoxhen ca mund te thuhet me shume. Kur nje spurdhjak merr bashkine duke premtuar ndertime 0 dhe ne 1 mandat jep leje per me shume se 30 graciela mbi 40 Kate she. Ca duhet te shohim
    akoma

    1. astrit ti e don qe qenefi negjmije nuk ndryshon prap negjmija,baba taku,gjinushi,ruqi,xhafa e bijet e monstrave kristaq,beqir balluku ju RIPJELLSVE ME MUT JU SUNDOJN.AKADEMI QENEF NEGJMIJE,siq KENI PARTI MUT STALINI.edhe ketu ka fajin saliu qe nuk ju vrau ne vitin 1992.

  8. Student vazhdo e qihu ne bythe si morr i kuq. Jam i detyruar e te vazhdoj ne nichname tjeter. Gjinushi kurve i quajti shqipetaret ne 1990 huligane. Mbajeni me shendet. VDEKJE MORRAT E KUQ. HISTORIA E PERGJAKESHME E KOMUNUZMIT VIJON. TUNG.

  9. Edhe emnin popull e kemi hup ,gati po hupim edhe emnin turm (grumull) , smetet tjeter veç ;nji leter qe era eçon ka te doj.

  10. Perse asnje nuk permend faktin qe Gjinushi ka qene i lidhur me Zani Caushin apo qe rifuti Tom Doshin ne parlament dhe i shiti dhe Partine

  11. qe edhe kadare mer pjes ne ket votim te qenefit negjmije e dija por qe i han ende mutin gjinushit e baba takut,ruqit de bijve te kristaqit e hamit beqjes nuk e dija.i pa ngopur qenka muti i madh njeri kadare, e shkrimtsri i madh i oborrit ismajli.

  12. Te nderuar komentues,pamvaresisht se Skenderi i Gjin(ove)ushajve,jo si shkenceetar,por as si pedago (ketu e 30 vite te kaluara),nuk njihej,por te pakten e kemi produkt bio te Shqiperise atlantike (megjithese perzier me mbeturina-me shumice te dallueshme komuniste,por prap te se njenjtes Shqiperi),ne krahasim me disa ministri te tjera,qe kemi importuar ministra e zv/ministra,nga shtete qe sidoqofte tani kane nje flamur tjeter krejtesisht dryshe nga flamuri yne kombetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *