• |
ide | kryesore

Protesta, apeli i ambasadës së SHBA-ve: Pëmbahuni! Ata që kryejnë akte dhune, të vihen para përgjegjësisë

Lajme, Të fundit

Pak orë para fillimit të protestës së opozitës, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, u bën thirrje protestuesve dhe forcave ligjzbatuese për vetëpërmbajtje, duke theksuar se nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, përbëjnë akte jodemokratike dhe të paligjshme.

Në një postim në faqen zyrtarë në rrjetin social “Facebook”, ambasada amerikane nënvizon se personat që përfshihen në akte dhune, kryejnë një krim dhe për këtë arsye duhen vënë para përgjegjësisë.

Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore.

Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës. Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme.

Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv.”- shkruhet në postimin e ambasadës në “Facebook”.

9 Comments

  1. Keta amerikanet jane komunista. Luli me moniken do shpetojne Shqiperine. Une kam besim. E bene kur ishin ne Pushtet, pse sdo e bejne prape. Shkoni thyeni ndonje xham sot.
    Dhe neser bie Rama.

  2. Otto von Bismarck: The great questions of the day will not be settled by means of speeches and majority decisions but by iron and blood.

  3. Nuk merret pushteti me dhune o njerez te trashe,nuk jemi Venezuele,jemi shtet anetar i NATO-s,mos u beni viktima per bythen e Lulit,Mones dhe plakut te pjerdhur te Viçidolit se ata kane hall tjeter prandaj dhe nxisin lucte civile…

  4. Kjo nuk asht ambasda amerikane por mduket se ashte amasada e sorosit,se me shkrimet e tyre fajin eka populli e jo edi rama me gangsterat qe man afer.Thirrni mendjes ju ambasador se na qat bethen me keto shkrim qe shkruni .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu