• |
ide | kryesore

Psg nuk është destinacioni i Allegri: francezët rinovojnë me Tuchel

Sport



Psg ka lajmëruar zgjatjen e kontratës me teknikun Thomas Tuchel deri në 30 qershor 2021. Trajneri gjerman mbërriti në pankinën e klubit francez në qershor 2018: titulli i tetë kampion për klubin dhe Superkupa e Francës trofetë e fituar në sezonin e parë. “Tuchel ka krijuar një lidhje të fortë me skuadrën, stafin e të gjithë komponentëve të shoqërisë falë vizionit të tij modern të futbollit e raportit njerëzor”, lexohet në komunikatën e klubit.

Psg dukej fare pranë akordit me Massimiliano Allegri, duke i propozuar një kontratë trevjeçare me një pagesë gati dyfish nga sa merr tek Juve, 7,5 milionë euro. Parisienët në fakt kanë vendosur të vazhdojnë me Tuchel, pavarësisht eleminimit të shëmtuar në Champions përballë Manchester United. “Jam shumë i lumtur e krenar të rinovoj kontratën me Psg – fjalët e Tuchel në faqen zyrtare të klubit pas firmës mbi kontratë – Falenderoj presidentin e gjithë klubin për besimin e treguar ndaj meje e stafit tim. Kjo përforcon objektivin për ta cuar skuadrën në majë të ambicjeve që ka. Jam shumë i prekur edhe nga mbështetja e tifozëve, jam i bindur që do të arrijmë më të mirën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *