• |
ide | kryesore

Shaqiri mund të largohet nga Liverpool: kosovari nuk bindi

Sport



Xherdan Shaqiri ishte lojtari plus i Liverpool, të paktën në gjysmën e parë të sezonit, por në kohën e bilanceve zvicerani me origjinë kosovare ka rënë ndjeshëm në hierarki. Jo vetëm aktivizimet e numrit 23 u reduktuar me pikatore, por tekniku Jurgen Klopp humbi besimin në aftësitë e Shaqirit, duke e bërë pothuaj të pamundur qendrimin e tij në Anfield Road.

Pas vetëm një sezoni, e ardhmja e Xherdan Shaqirit duket të jetë larg Liverpool. Lajmin e ka bërë të ditur Daily Star, sipas të cilit Reds nuk janë kundër shitjes së lojtarit të përfaqësueses zvicerane, që u shua pas një fillimi më shumë se premtues të sezonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *