• |
ide | kryesore

Shkodër, arrestohet ish-kryetari i Komunës Shalë

Lajme, Të fundit

Autoritetet policore në Shkodër kanë vënë në pranga Dedë Tonaj, ish-kryetarin e Komunës Shalë, i dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg për shpërdorim detyre.

48-vjeçari u dënua nga Gjykata e Shkodrës në Dhjetor të 2017-s, ndërsa iu hoq gjithashtu e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhe kohe prej 5 vitesh.

Ish-kryetari i Komunës Shalë, në bashkëpunim me dy ish-vartës të tij shpërndanë rreth 41.500 m2 tokë në zonën turistike të Thethit, në kundërshtim me ligjin, duke falsifikuar dokumentet zyrtare. Sipas hetimeve të prokurorisë, një pjesë e sipërfaqes i kishte kaluar dy fëmijëve të ish-drejtuesit të Komunës.

1 Comment

  1. Shif , shif Doda..
    u bo Doda krytar komune ne ja dha thethin me letra cunave te vet .

    Shqiptari osht i babzit, Nuk meno fare. I erren syt ne nuk i plas fare po fillo me vjedh me te dyja duret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu