• |
ide | kryesore

Skandali me Erion Veliajn, mbi 5500 euro për një pishë. Prokuroria nis hetimet

Kryesore, Lajme



Planet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës pritet të rrafshojnë pas palmave, edhe pishat e kushtueshme në skarpatet e saj, të cilat u mbollën përmes një kontrate me negocim mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë “Fusha” sh.p.k; kontratë e cila po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për “shkelje të barazisë në tendera”.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku paralajmëroi së fundmi planet e afërta të qeverisë “Rama” për dhënien me koncesion të autostradës Tiranë-Durrës; një projekt i debatueshëm ky që synon sipas saj zgjerimin e rrugës dhe vendosjen e një tarife për përdoruesit e saj.

“Ne po punojmë, në vjeshtë projekti do të shpallet për garë dhe më pas do të kemi një garë transparente për të qenë fituesi i radhës. Më pas do të fillojnë punimet…,” tha Balluku në mesin e majit për gazetarët.

Projekti i qeverisë për arterien kryesore të vendit është ende i paqartë, por ajo që dihet me siguri është fakti se zgjerimi i autostradës do të rrafshojë për herë të dytë brenda pesë vitesh pemët e kushtueshme në skarpatet e saj, për të cilat qytetarët e Tiranës e kanë paguar tashmë faturën e kripur prej 332 milionë lekësh [2.6 milionë euro].

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes një korrespondence të gjatë me një seri institucionesh tregojnë se pavarësisht dijenisë për projektin e zgjerimit të autostradës, Bashkia e Tiranës shtyu përpara planet për të zëvendësuar palmat e thara me pisha të buta në hyrje të kryeqytetit në nëntor 2017.

Dy muaj më pas, përmes një drejtorie në varësi të saj, Bashkia e Tiranës paracaktoi si fitues kompaninë “Fusha” sh.p.k; ndërsa lidhi me të një kontratë me negocim dhe pa shpallje paraprake duke u bazuar te një përjashtim i ligjit për “Prokurimin Publik” që përdoret në raste të nevojës ekstreme apo për ngjarje të paparashikuara.

Kontrata me vlerë 332 milionë lekë për mbjelljen e pishave të buta nga mbikalimi i Kamzës deri në atë të Kasharit iu bashkangjit faturës prej 90 milionë lekësh që Ministria e Mjedisit shpenzoi në vitin 2014 për të gjelbëruar të njëjtin segment me drurë palme.

Kontrata e Bashkisë me kompaninë “Fusha” sh.p.k u denoncua nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, të cilët e akuzuan kryebashkiakun Veliaj se po paguante 5 milionë lekë [të vjetra] për një pishë si dhe u kallëzua prej tyre në Prokurori.

Prokuroria e Tiranës i tha BIRN se prej shtatorit 2018 kishte regjistruar një procedim penal për veprat e “shpërdorimit të detyrës dhe “shkeljes së barazisë së pjesmarrjes në tendera” mbi kontratën e lidhur me kompaninë “Fusha” sh.p.k.

“Çështja është ende në hetim dhe nuk ka persona të ndaluar apo të pezulluar nga detyra,” tha përmes një përgjigje të shkruar Prokuroria e Tiranës.

E pyetur nga BIRN për kontratën me Bashkinë dhe hetimin e Prokurorisë, kompania Fusha sh.p.k nuk dha përgjigje deri në botimin e shkrimit. Bashkia e Tiranës nuk iu përgjigj gjithashtu kërkesave të përsëritura për koment të BIRN, ndonëse iu la në dispozicion kohë e mjaftueshme.

Mbi 5500 euro për një pishë  

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kandidon për një mandat të dytë në zgjedhjet e 30 qershorit e ka kthyer mbjelljen e pemëve në një prej pikave të forta të qeverisjes së tij, ndërsa ka publikuar qindra foto me lopatë e kazëm në dorë në zona të ndryshme të Tiranës pranë fidanësh të njomë dhe gropash të hapura.

Por ndryshe nga publiciteti i kthyer në rutinë, mbjellja e pishave të buta në autostratën Tiranë-Durrës në fillim të vitit 2018 u kalua në heshtje prej tij.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se fondet për zëvendësimin e palmave të thara me pisha të buta u miratuan në një ndryshim buxheti afatmesëm në Këshillin Bashkiak të Tiranës në fund të vitit 2017.

“E pranojmë që palmat nuk ishin një zgjedhje për t’i mbijetuar këtyre temperaturave. Nëse do t’i përfundonim përpara vitit të ri [mbjelljen e pishave] kjo do të ishte një situatë ideale,” tha kryebashkiaku Veliaj në Këshillin Bashkiak më 23 nëntor 2017.

Kontrata që po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për “shkelje të barazisë në tendera” iu dha nga Drejtoria Numër 1 e Punëtorëve të Qytetit me negocim dhe pa garë në fillim të vitit 2018 kompanisë “Fusha” sh.p.k. Ajo kishte për objekt gjelbërimin e dy anëve të autostradës, në segmentin “Mbikalimi i Kamzës – Mbikalimi i Kasharit”.

“Fusha” sh.p.k. është ndër fituesit më të mëdhenj të kontratave me Bashkinë e Tiranës, përfshi ndërtimin e Sheshit Skënderbej, ndërsa emri i saj në mënyrë të paprecedentë u bë pjesë e një ligji special të miratuar në Kuvend për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, një projekt i kontestuar prej muajsh në protesta.

Fondi i vënë në dispozicion të kompanisë Fusha ishte rreth 332 milionë lekë, i ndarë për t’u disbursuar përgjatë viteve 2017-2019. Pas një ndryshimi të dytë të vendimit në Këshillin Bashkiak, kontrata u ekzekutua plotësisht gjatë muajve janar dhe maj 2018.

Nga prilli deri në shtator 2018, BIRN i drejtoi tre kërkesa për të drejtë informimi Bashkisë së Tiranës dhe mori mbrapsht tre shkresa, por jo përgjigje për pyetjet mbi kontratën me kompaninë “Fusha” si dhe numrin e pemëve të mbjella nga mbikalimi i Kamzës deri në mbikalimin e Kasharit.

Në një korrespondencë të katërt në tetor 2018 me palë edhe Komisionerin për të Drejtën e Informimit, përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Përgjithshme Nr.1 të Punëtorëve deklaruan se “informacioni i kërkuar ishte sekuestruar me vendim të Prokurorisë më 24 shtator 2018 dhe për këtë arsye nuk është më i aksesueshëm”.

Në mungesë të përgjigjes nga Bashkia, BIRN numëroi pishat e mbjella nga mbikalimi i Kamzës deri në mbikalimin e Kasharit. Në të dyja anët e rrugës në një gjatësi prej afro 7 kilometrash u evidentuan rreth 405 pisha të matrikulluara me mbishkrimin “FUS”.

Të dhënat u ballafaquan edhe me statistikat e publikuara në faqen opendata.tirana.al, në databazën e së cilës raportohet se shpenzimet për gjelbërimin rrugor të Drejtorisë së Përgjithshme Nr.1 të Qytetit për muajt Janar dhe Maj 2018 janë më të larta se zakonisht, pasi përfshijnë edhe vendosjen e drurëve dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar.

Numri i drurëve të raportuar në muajt Janar dhe Maj 2018 është 485 copë gjithsej.

BIRN iu drejtua tre kompanive që tregtojnë dru dekorativë; njëra në Kavajë dhe dy të tjerat në Tiranë dhe mësoi se çmimi i shitjes për një pishë të ngjashme në treg varion nga 700 deri në 1000 euro.

Por Bashkia e Tiranës i ka paguar kompanisë “Fusha” sh.p.k çmime disa herë më të larta se ato të tregut, të cilat variojnë nga 5500 euro/pisha për numrin e drurëve të raportuar në portalin e Bashkisë në 6500 euro/pisha për numrin e drurëve të matrikulluar që BIRN konstatoi nga mbikalimi i Kamzës deri në mbikalimin e Kasharit.

Investimi që shkon “dëm”

Pisha te matrikulluara me mbishkrimin “FUS” qe BIRN numeroi nga mbikalimi i Kamzes deri ne ate te Kasharit. Foto: Geri Emiri.

Plani për dhënien me koncesion të autostradës Tiranë-Durrës nuk është i ri dhe është paraprirë nga një projekt i Autoritetit Rrugor Shqiptar për zgjerimin e saj nga dy në tre korsi, i prezantuar publikisht në shtator 2016. Projekti i ARRSH-së është i ndarë në tre lote; ku segmenti nga mbikalimi i Kamzës deri në Vorë përbën lotin e parë të saj.

Gjithashtu, nuk është i ri as shqetësimi për mbivendosje projektesh në autostradë në dëm të buxhetit të shtetit, i cili duket se ka rënë në vesh të shurdhër.

Në fillim të vitit 2016, projekti i Ministrisë së Mjedisit për mbjelljen e palmave në autostradë u bë pjesë e një kallëzimi që Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri në adresë të drejtuesve të atëhershëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Shqetësimi i KLSH-së lidhej me gropën e parave të shpenzuara në autostradën Tiranë-Durrës, ndërkohë që po përgatitej projekti për zgjerimin e saj me tenderat për rehabilitimin e rrethrrotullimit të Doganës, përmirësimin e sinjalistikës rrugore dhe gjelbërimin me palma të aksit nga mbikalimi i Kamzës deri në Kashar. Të tria projektet kishin kushtuar rreth 593 milionë lekë pa TVSH ose 4.7 milionë euro.

“Në dijeni të plotë të këtyre investimeve, ARRSH nëpërmjet prokurimit të këtij studimi ka projektuar që në fillim shkatërrimin e investimeve të filluara me një vlerë totale prej 593 milionë lekësh pa tvsh, çka automatikisht i kthen këto investime në vlera të konsiderueshme monetare në investime tejet afatshkurtra, të cilat rëndojnë në mënyrë të papërgjegjshme buxhetin e shtetit,” thuhet në raportin e KLSH.

Kontrata e Bashkisë së Tiranës në rrugën e administruar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka fryrë më tej kostot e investimeve që pritet të dalin jashtë funksionit me zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës.

E pyetur nga BIRN nëse e kishte informuar Bashkinë për planet e zgjerimit të rrugës, Autoriteti Rrugor Shqiptar e shkarkoi përgjegjësinë nga vetja, duke pohuar se Bashkia e Tiranës ishte në dijeni.

“Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës është një projekt i hartuar në periudhën kohore 2014-2016. Sipas legjislacionit në fuqi, konsultimi me publikun është kryer dhe në takimin e organizuar janë ftuar të gjithë aktorët si Bashkia Tiranë, Bashkia Vorë, Bashkia Kamëz, grupet e interesit etj,” tha ARRSH.

“Bashkia Tiranë ka marrë pjesë në takimin e konsultimit me publikun,” përfundoi ajo. / BIRN

 



33 Comments

  1. Hapni prokurimet e Bashkise Tirane dhe shikoni se cfare ka katranosur e si i ka masakruar taksat e qytetareve te Tiranes ky hajdut me çizme,punetor i madh ne vjedhje ,po kampion,plehra !!!Rama do t’ju ngjaj nxenes i ketij malukati !Rrezik potencial per Shoqerine,maskaralleku i tij !!!

    1. Rrofte ripjellja???mire ja bejne ketij populli karuc qe eshte ftohur nga mendja dhe ne bythe u lur ne rrase guri..???

  2. Si e kane justifikuar situaten e emergjences mor aman? Si mund te jete situate emergjence, sic e kerkon ligji mbjellja e pishave? Apo ngaqe u prishen palmat? Duhet te jene dhe ja 2 kompani te tjera qe kane bere gjasme sikur i kane derguar dokumentat per tender. Jane gjigande per Zotin! Fondi limit pese here me i madh se cmimi tregut dhe Fusha i shkon 99% fondit. Edhe pse vjedh 5-fish nuk ngopet por mbjell me pak se sa e ka ne kontrate. Si e bejne kaq haptazi? E tmerrshme! Presin qe mos kete dhune. Duhen shkulur pemet dhe te mbillen keto ne vend te pemeve.
    PS: Po te verifikohet jam i bindur qe pemet kane filluar te mbillen pa u be tenderi dhe pa u lidh kontrata, se kjo eshte teknika operative e fushes. Toke e Xanun!

  3. Prokuroria tha se “do t’ua tregoje vendin te gjithe mikroborgjezeve dhe se do t’i denoje me nje kembe pas deres”

  4. Jam i bindur se nese pasardhesi i veliajt ia ve qellim vetes te zbuloje te gjithe shkeljet e tij, nuk do t’i dilte mandati edhe po te mos merrej me asgje tjeter. Veliaj eshte mamuth. Te gjithe te tjeret, pervec Rame ustait, jane buzequmesht perpara tij. Meta doli me 7%, ndersa ky shkon me 300%. Eshte cmenduri

    1. SHUME SAKT . KY EKZEMPLAR ESHTE TURPI I TIRANES DHE I TIRANSVE. NJE MASHTRUES ORDINER TE KOMANDOJE TIRANEN ???? ABSURDITET .

  5. heu erionk heu,ter familja jote nuk ben 550 euro si mut edvini qe je pra i mutu te stalinit,pra nena ,ti,gruaja nuk e di a ke nje bab apo si gregori dy por perfshi dy bab dhe ramen nuk beni kaq.

  6. Jane shpifje!!! Vetem shpifje dhe xhelozi per lalin Erin. Ua ka.zene syte urrejtja dhe xhelozia . Nuk shikoni tiranen qe po zhvillohet dhe zbukurohet cdo dite.
    Mami i Lali Erit me pensionin e saj po e ben Tiranen qytet perendimor.
    Lali Eri te gjithe kursimet e shitjes se fiqve i perdor per Tiranen. Ajola mban me gji femijet rome. Shtepine rolling hills e kane kthyer ne jetimore.

    Shqiptare xheloze
    ???

    1. O te qifsha robt e shpise o lapsi bashkise..ku e ke zhvillimin o robqier tek kullat dhe te pishat e rrapat..te qifte kina farefisin kominist hajdut ordine ju shufte rraca juaj..muter qeni jeni..

  7. sikur ju gazetaret shqipe qe jeni per llogje ide e analiza te benit gazetaret kushedi sa materiale do gjenit per ti ber opozite pushtetit te korruptuaar.te vetmit qe sbejn llogje e analiza boshe po flasin vetem me dokumente jane ata te birnit..nje menyre se si i behet opozite rames and co e ska nevoje per molotov ..me molotov e mjegull lotsjelles i krijon ambjentin e mjegullt ujkut…ujku mjegull do

    1. Cudi ne fakt . Media e tij e sulmon po vete ate.

      Opozita or komentues e ka denoncuar dhe dokumentuar kete vjedhje dhe krim si dhe plot raste te tjera.
      Ne media te tjera eshte denoncuar ky rast dhe shume te tjere.
      Habia jote eshte e pasakte. Habiteni kur ta shaje mero baze ???

      Surpriza eshte pse birn me vonese kohe po e sulmon ramen dhe hera e pare lali Erin.

      Eshte turp .

      Por duhet ta dini qe kjo media financohet nga fonde taksapaguesish dhe soros.
      Birn eshte media periferike ne fakt por pretendon imazh dhe paanshmeri. E verteta eshte qe kjo medie eshte e kontrolluar pra kazan brenda kazanit ne sherbim te atyre dhe pjese e skenarit.

      1. opinion i yti e as dua te merem me teorit konspirative te tuat qe edhe mund te jene te verteta persa i perket soros e tj..po soros mund te jete gogol per ty e ilumnist per nje tjeter..aspekt qe sme intereson fare..cdo artikull ku kane sulmuar ministra te tuajet e te ketyret kame lex vetem dokumenta asnje hamendesim sic bejn gazetaret tane.opozita o sdi te denoncoj o nuk eshte e besushme vet .le te bej analizen vet a mbase do gjej me shume ndjekes.problemi opozites eshte qe ka ende kryetar te zhyte vet ne zullume e ka pak moral,po kjo mua me intereson pak.sikur te merej me shum me denoncime korrupsioni e afrime alternativash do i bente nje nder te gjithve edhe vetes..po ka zgjedh tymin e flaken e ujkut i ka lene mjegullen.smeret njeri me hajdutat e rilindjes se kane hallin nga zjarrvenesit e opozites..

  8. LaliEri eshte me i rrezkshem se Rama.
    Eshte hajdut i pangopur. Rama vjedh dhe ben Kolumbi Shqiperine . Lali Eri vjedh dhe dreqos Tiranen.

    Kontigjent krimi me plot skeda per burg pas burgu

  9. Nuk e di nga ka lindur emri (demokraci)per te gjith popujve e dotes te ndergjejshem esht ndergjegjia per ate qe bejm qe jemi te ndergjeshem kjo per popujte eshte dashurija per jeten e te gjitheve kjo esht (demokracia 1pish 5500€) (demokraci)do tethot ti me nje mua un te njo ty keshtu uij kalon nen rrogoz liberta eshe qe ne te jemi te ndergjeshem dhe serioz per interesat popullit esht liberta (demokraci esht nje fjal qe ka lindur nga perndimi per te shkatarruhar pupuijit )rroft dergjegjia e popujve.

    1. Hoboboooooooooo democracia esht per kriminelet per vrasesit qe te perdhunoin familjet e te ndergjeshmit hobobooooooò kefheje thiken nje her vetes dhe ta shoim se te dhemb ju do jeni nga sta (demokraci te vitit91qe behej thirrjeprishni vrisni se i ka ber se ikishte ber populli shqiptar jo(ppsh)ju hobooooooo jenikriminel ju dhe ata qe ju dretoin ju derroin mendjen sa nuk esht con.

  10. Kjo vjedhje behet kudo ku keta prokurojne,eshte kriminale t’i shterngosh popullit lakun ne gryke me taksat dhe t’i vjedhesh me oligarket keto taksa.Te gjithe tenderat publike pa gare qe ju jepen individeve dhe firmave te paracaktuara jane me fond limit te pakten dy deri tre here me te larte se realja. Pse do jepeshin pa gare ( ne kundershtim me ligjin) per mustaqet e Celos. Thjesht per te ndare taksat e ketij populli fukara dhe injorant.

  11. Justifikimi i emergjences asht qe çmimi i pishave do te shkonte ne 10 000euro mbrenda nji kohe te shkurten!!

  12. Menyra e prokurimit eshte absolutisht KORRUPTIVE,asgje dhe askush ne bote nuk e mbron dot sot,as neser kur te ndryshojne gjerat….,letrat ngelin aty !Ka dem te madh ekonomik,ne Bashkine e Tiranes,tenderat i ben e dashura e Drejtorit te Pergjithshem te Sherbimeve qe eshte edhe sekseri i Erion Velise,Taulant Fusha,nga Laçi,Elona quhet e dashura e tij,nuk eshte sekret e dine te gjithe (morali i rilindjes eshte perversiteti,orgjia,perdhunimi dhe pedofilia)jo vetem ne Bashkine e Tiranes por edhe te ish min.qe ka drejtuar vrasesi i Ardit Gjokles !!!!!!!!!!

  13. Aman o Shkullak se menjehere me shkoi mendja tek ty ,se vetem nje dedektiv me nje bole mangut mund te na japi nje tabllo kaq te qarte.Je i madh se Shkullak se nje pishe mund te beje edhe 10.000 euro por mund te jete edhe 1 euro,por Ti me vetmohim e gjete qe e ka vjedhur 5000 euro.A di ti Shkullak se sa vlen ashensori privat (eshte pa leje) i Bashes.Do takohemi ne prokurori,vetem mos mungo dhe na dergon ndonje fshatar tjeter pa mjeker.

    1. o blusho po pse i bie me qaf shkullakut qe ska lidhje..o birni jo lapsi..kane par prokurimet e dine cmimin e pishes..ti pse i mbyll syt cben partia??!!apo mer rroge..po bashes nga ia di ca ashensori perdor ,ke hip ndonjeher??ty e mua na intereson ato qe vjedhin nga taksat e tua e te miat ,jo ashensoret e shtepive..kur ti vodhen leket basha e rama qe ben pallate e shtepi su ndie njeri,leri rehat tani mos u permend lulet dekorative..po pse vodhi rama e basha dhe sivellezerit e tyre seshte argument qe duhet te vjedh dhe lali eri..boll me militantizma..

  14. Investigimi i birn nuk osht i sakte. Ato pisha nuk jan ble as 700 apo 1000 euro por jan shkul ne pyjet e Qaf Shtomes nga puntort e bashkise dhe jon transportu me kamionet e bashkise Tirone. Krimi osht daha ma i modh

  15. Per palmat qe u thane e mblodhem mendjen pok kjo me pisha prej floriri
    Si rruget prej floriri trotuaret prej floriri sheshet prej floriri.
    Po sa here nderrohen lulishtet sidomos tek liqeni.
    MILIARDA LEKE. BURG FAQEZIUT.

  16. KY ESHTE EKZEMPLAR I MASHTRIMIT DHE GENJESHTRES , KY ESHTE TURPI I TIRONES . ME MIRE NJE QEN SESA KY GENJESHTAR .

  17. O dhpellaret e salihut po lulu kur ishte krietar bashkie qe parate e pemeve I merrte kunati dhe firma Viktorja por njerzit nuk I pane me sy pemet e luluse,o shpellare ne kohen e luluse turiste ne tirone vinin nga shpellat e vicidolit kurse ne keto kater vjet tirona eshte vizituar nga 2-3 milion turista llogarite bejini vete o morrat e kopilit salih bisturia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *