• |
ide | kryesore

Tensionet me Iranin, Trump: 1500 trupa drejt Lindjes së Mesme

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar nisjen e 1,500 trupave amerikanë drejt Lindjes së Mesme, në formën e masave mbrojtëse në kushtet e përshkallëzimit të tensioneve me Iranin. “Duam të kemi mbrojtje në Lindjen e Mesme. Do të dërgojmë një numër relativisht të vogël trupash, kryesisht për mbrojtje.”- u shpreh Trump, teksa po linte Shtëpinë e Bardhë për një udhëtim drejt Japonisë.

Trupat, mes të cilëve do të marrin pjesë edhe inxhinierë, do të ndihmonin në forcimin e mbrojtjes amerikane në rajon. Më herët, ushtria amerikane ka dislokuar në Lindjen e Mesme një grup luftarak, lëvizje kjo që erdhi si reagim ndaj të dhënave shqetësuese që zotëronte Washingtoni lidhur me një sulm potencial të Iranit.

Marrëdhëniet me Iranin u tendosën pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore e vitit 2015, që shtyu Teheranin zyrtar të njoftonte se do të pezullonte angazhimet kryesore që i parashtroheshin me karakter detyrues. Presidenti iranian, Hassan Rouhani, urdhëroi në kundërgjigje se rezervat e uraniumit të pasuruar nuk do të eksportohen më, sikurse është bërë që pas nënshkrimit të marrëveshjes e deri më tani.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *