• |
ide | kryesore

Thaçi: Do të vijë një ditë që Shqipëria e Kosova do të bëhen një

Lajme, Planet



Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vazhdon t’i përmbahet idesë së bashkimit kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës, përmes heqjes së kufijve që do të mundësojë lëvizjen e  lirë të qytetarëve dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Në ligjeratën e mbajtur nga qyteti i Krumës ku i është dorëzuar dekorata “Qytetar nderi”, Thaçi u shpreh se do të vijë një ditë që Shqipëria e Kosova do të bëhen një. “Ju keni qenë bashkërisht në istikamet e luftës dhe bashkërisht do të jetojmë në liri, dhe bashkërisht do të jetojmë në të ardhmen e afërt në një shtet të përbashkët Kosovë-Shqipëri. Të jeni të sigurtë që shumë e lehtë është realizmi i ëndrrës që të kemi një hapësirë pa kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë, sesa që ka qenë sfida e largimit të Serbisë nga Kosova dhe kjo do të ndodhë.”- tha kreu i shtetit të Kosovës.

Thaçi theksoi se do të vazhdojë me përkushtim punën për bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, me territorin e Kosovës. “Ju e dini botërisht dhe e ritheksoj edhe sot këtu në mesin e burrave të Hasit dhe grave, zotimin tim dhe përkushtimin tim jetësor që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, as Trepça, as Ujmani, as Mitrovica, asnjë cep i territorit të Kosovës si parakusht për bashkim kombëtar.”- përfundoi presidenti fjalën e tij, duke shtuar se misioni i Kosovës për liri dhe pavarësi është i pamjaftueshëm dhe se shqiptarët e ndarë padrejtësisht, duhet të bashkohen me vullnet.

 



1 Comment

  1. Hashim,Mao Tce Dun-i ka thane,se do vije nje dite qe Toka do behet nje me Hanen.Ti o do e kesh keqkuptuar,ose takane eperkthyer keq,Maon e Kines.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *