• |
ide | kryesore

Thaçi në Has: Shqipëria dhe Kosova shtet i përbashkët në një të ardhme të afërt

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mundësinë e bashkimit të Luginës me Republikën e Kosovës, presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka përmendur edhe para qytetarëve të Hasit, derisa pranoi dekoratën “Qytetar nderi” në Krumë të Shqipëri

Aty Thaçi u shpreh se në një të ardhme të afërt, Kosova dhe Shqipëria do të jetojnë bashkë, pa kufi.

Presidenti Thaçi tha se do të vazhdoi përkushtimin e tij, që ai e quajti jetësor për bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me territorin e Republikës së Kosovës. Thaçi shtoi se Lugina do t’i bashkohet Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, pa u prekur Ujmani e Trepça.

Në Krumë, Thaçi u tha qytetarëve të Hasit, se shqiptarët jetojnë të ndarë me kufi padrejtësisht.

Hashim Thaçi: “Ju keni qenë bashkërisht në istikamet e luftës dhe bashkërisht do të jetojmë në liri, dhe bashkërisht do të jetojmë në të ardhmen e afërt në një shtet të përbashkët Kosovë-Shqipëri. Të jeni të sigurt që shumë e lehtë është realizmi i ëndrrës që të kemi një hapësirë pa kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë, sesa që ka qenë sfida e largimit të Serbisë nga Kosova dhe kjo do të ndodh. Ju e dini botërisht dhe e ritheksoj edhe sot këtu në mesin e burrave të Hasit dhe grave, zotimin tim dhe përkushtimin tim jetësor që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, as Trepça, as Ujmani, as Mitrovica, asnjë cep i territorit të Kosovës si parakusht për bashkim kombëtar.”

Thaçi tha se misioni i Kosovës për liri dhe pavarësi është i pamjaftueshëm dhe se shqiptarët janë ndarë padrejtësisht e tani duhet të bashkohen me vullnet. Ai tha se ka ardhur momenti të punohet mençurisht, duke nënkuptuar largimin e pikave kufitare që sipas Thaçit janë të imponuara padrejtësisht.

Ndërkohë për çmimin që iu nda, Thaçi tha se ndjehet shumë mirënjohës dhe tha se ky nderim është për UÇK-në, heronjtë e kombit, dëshmorët, martirët dhe luftën e drejtë për liri. Dekorata për Thaçin u nda me “motivacionin për kontributin e pazëvendësueshëm për çlirimin e trojeve shqiptare, si lider politik i UÇK-së, si dhe për vlerësimin që presidenti Thaçi i ka dhënë popullit hasian si mbështetës i denjë gjatë luftës së Kosovës”.

Kryetari i Bashkisë së Hasit, Adem Lala tha se organizimi u bë për të rikujtuar dhe rivlerësuar kontributin që u dha për luftën për çlirim të Kosovës. Organizimi i sotëm në Krumë shënoi 20 vjetorin e operacionit “Shigjeta DO-2” dhe luftimet në Pashtrik.



1 Comment

  1. thaqi esht per qenef negjmije siq esht tashem me ka vite edvini ,se tash pos mut stalini,,shurr milladini,pordh mugushe kan dhe te dhjera vuqoqi e lesh nikoliqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *