• |
ide | kryesore

Tsipras pranë disfatës, dalin sondazhet e para për zgjedhjet europiane

Planet



Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga sondazhet e opinionit publik ditën e djeshme, në përmbyllje të fushatës përpara zgjedhjeve europiane të së dielës, opozitarët konservatorë grekë kryesojnë ndaj majtistëve në pushtet.

Exit-poll-i i televizionit “Antenna”, opozita “Demokracia e Re” do të marrë rreth 29.4 % të votave për Parlamentin Europian, kurse “SYRIZA” renditet e dyta me rreth 22.4 %. Lëvizja për ndryshim në qendrën e majtë (KINAL) vjen e treta me 6.6 %, e ndjekur nga “Agimi i Artë” neo-nazist me 5.4 % dhe Partia Komuniste Greke (KKE) me 4.8 %.

Bazuar në këto projeksione, rezulton se partia më e madhe në vend del “Demokracia e Re”, duke lënë pas partinë populiste “SYRIZA”, që qeveris Greqinë që prej vitit 2015.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *