• |
ide | kryesore

Incidenti i rrallë që i mori jetën 9-vjeçarit shqiptar në Britani

Planet



Një 9-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në Britani.

Leo Latifi, ishte duke ndjekur një klub noti pas orarit të mësimit, kur u zu nga një dollap me kyç të enjten mbrëma.

Ngjarja ndodhi në një shkollë në Great Baddow në Chelmsford. BBC shkruan se djali vdiq në spital.

“Është një nga ato aksidente të çuditshme, një në një milion dhe shkolla natyrisht është shumë e tronditur dhe shumë e pikëlluar,” tha trajneri, Reverend David Cattle.

“Por unë mendoj se fëmijët kanë treguar një elasticitet të jashtëzakonshëm në mënyrën se si janë përballuar me të,” shtoi ai.

Ekzekutivi i Shëndetit dhe Sigurisë ka thënë se po heton vdekjen e Leos së bashku me Policinë Essex.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *