• |
ide | kryesore

Video/ Barcelona nuk ngre kokë, Valencia i merr Kupën e Mbretit

F1, Sport, Video



Disfata e Anfield Road ka lënë shenjë për Barcelonën, që lëshohet edhe në finalen e Kupës së Mbretit e mundur 1-2 nga Valenci në stadiumin “Benito Villamarin” në Sevilla. Katalanasit ishin favoritët e mëdhenj, jo vetëm sepse vinin si kampionë të Spanjës, por edhe për potencialin që zotëron skuadra e Valverde. Kjo humbje e penalizon edhe më shumë teknikun, për të ardhmen në pankinën e blaugrana, pavarësisht deklaratave të drejtuesve të Barcelonës për konfirmimin e teknikut.

Barcelona kërkonte fundin e lumtur të sezonit, por u kuptua se gjërat do të ishin ndryshe në minutën e 21, kur Gameiro kaloi në avantazh Valencian, duke finalizuar kundërsulmin, me një veprim spektakolar që la të shtangur Cillesen. Barcelona nuk mundi të reagonte, sepse mori edhe goditjen e dytë 12 minuta më pas, kur Rodrigo krijoi distancën e sigurisë, që blaugranat u përpoqën ta fshijnë, por vetëm sa arritën të ngushtonin rezultatin kur në minutën e 73, Lionel Messi shënoi në portën e Jaume.

Zotërimi i topit nuk e ndihmoi Barcelonën të fitonte ndeshjen (77% me 23%), ashtu si edhe tentativat insistuese drejt portës (23-7). Lionel Messi i vetëm nuk mund ti fitojë ndeshjet, edhe pse argjentinasi u votua si Lojtari i Ndeshjes. Valencia është tashmë fituese e Kupës së Mbretit, për të tetën herë në histori. Një arritje e rëndësishme për skuadrën e Garcia, që nuk e fitonte trofeun që nga sezoni 2007/08, duke ndalur ëndërrën katalanase të fitonte Kupën për herë të pestë radhazi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *