• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e parakohshme në Ukrainë, partia e Poroshenko-s ndryshon emër

Planet



Partia “Çelësi për unitet dhe fitore” e udhëhequr nga ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, do të njihet këtej e tutje me emërtesën e re “Solidariteti Evropian”, me qëllim ripërtëritjen e imazhit politik para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. “Çelësi për unitet dhe fitore është një parti e rinovuar dhe me udhëheqje të re.”- u shpreh Poroshenko gjatë Kongresit të kësaj partie të mbajtur në Kiev.

Ndërkohë, presidenti i porsazgjedhur, Volodymyr Zelensky gjatë ceremonisë së betimit procedurial të mbajtur më datë 20 maj, njoftoi shpërbëndarjen e Parlamentit duke shpallur kësisoj zgjedhjet e parakohshme në muajin korrik. Komediani Zelensky, 41 vjeç, arriti të kryesojë bindshëm me mbi 70 % të votave në balotazhin me pararendësin e tij Poroshenko-n, i cili arriti të marrër veçse një mbështetje minore të elektoratit në kuotën e 25 %-shit. Si shkak i këtij hendeku të madh në rezultatin e votimeve në përballjen mes dy kundërshtarëve, mendohet të jetë lufta e humbur e Poroshenkos ndaj korrupsionit dhe pabarazive ekonomike dhe sociale të vendit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *