• |
ide | kryesore

13 kompani kineze kërkojnë dëmshpërblimin prej 520 milionë eurosh nga Boeing

Planet



Shoqata kineze e kompanive ajrore deklaroi të premten se do të ndihmonte 13 nga kompanitë e saj anëtare për të kërkuar dëmshpërblim nga Boeing, me një vlerë që arrin deri në 520 milionë euro, humbje të shkaktuara nga ndërprerja e fluturimeve të avionëve 737 MAX.

Kina ishte i pari shtet në botë që urdhëroi më 11 mars kompanitë e saj ajrore për të bllokuar në pistë këtë lloj modeli avioni të prodhuesit amerikan, pas dy tragjedive ajrore ku përfshihej ky avion.

Një ditë më parë, një 737 MAX, i shfrytëzuar nga Ethiopian Airlines, u rrëzua pak pas shkëputjes nga pista në Addis Abeba, ku u shënuan 157 të vdekur. Tragjedia u regjistrua pak më shumë se pesë muaj pas aksidentit të një avioni të kompanisë indoneziane të Lion Air ku u shënuan 189 të vdekur.

“Sa më shumë kalon koha, humbjet e kompanive ajrore do të vijojnë të rriten akoma”, njoftoi në një komunikatë Shoqata kineze e transportit ajror (Cata) .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *