• |
ide | kryesore

Blerje e dështuar? Miliarderi Commisso shtang tifozët: “Nuk mund të konfirmoj asgjë”

Sport



Fiorentina ndryshon pronar. Është edhe nuk është kështu. Në kohën kur përflitet shitja me cmim shumë të ulët e shoqërisë viola nga Rocco Commisso, vetë i interesuari për ‘Corriere Fiorentino’, nuk e ka bërë të mbyllur cështjen: “Nuk mund të jap asnjë konfirmim, në sensin pozitiv ose negativ”. Vetëm se në fund thotë dicka që ngjan si garanci dhe nuk i lë vend interpretimeve. “Jam i vetmi nga ata që kanë blerë në Itali, që ka lindur në Itali” ka deklaruar miliarderi pronar i Neë York Cosmos.

“Nuk mund të konfirmoj asgjë” është përgjigja e italo-amerikanit, që naturisht nuk mund të zbilancohet duke qenë se klubi toskan luan shpëtimin kundër Genoa. “Sigurisht që e njoh fanellën e Fiorentina. Njoh Hamrin, Batistuta, e njoh mirë Fiorentinën”.

Idea Fiorentina ka lindur tre vjet më parë, por kishte mbetur e tillë për shkak të kërkesave të ekzagjeruara të Della Valle. Për të njëjtin motiv tratativa ishte bllokuar në mars 2018. Tani tentativa e tretë duket se është ajo e duhura. Commisso, që vitin e kaluar ishte një hap nga Milan, përpara se të braktiste tratativat për paqartësitë e vazhdueshme të Yonghong Li, duket vërtetë një hap larg zbarkimit në Serie A. E pak rëndësi ka që është rritur duke admiruar juventinët Charles e Sivori: Fiorentina e mërzitur nga koha e dështuar me Della Valle, është gati ta mirëpresë krahë-hapur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *